Nature’s Truth Triple Magnesium 3-IN-1 Complex x 100 Quick Release Capsules
Kapsulat me çlirim të shpejtë të suplementit Nature’s Truth Triple Magnesium ofrojnë një kompleks 3-në-1 me 420 mg magnez.
Çdo dozë siguron një përzierje premium të Oksidit të Magnezit, Citratit të Magnezit dhe dhe Aspartatit të Magnezit.
- Oksidi i Magnezit- Siguron një burim të fortë të magnezit për mbështetje të përgjithshme minerale.
- Citrati i Magnezit- Përthithet lehtë dhe ndihmon funksionin e muskujve dhe sistemit nervor.
- Aspartati i Magnezit- Kontribuon në prodhimin e energjisë dhe ndihmon në relaksimin e muskujve.
Magnezi është një mineral thelbësor për organizmin, i përfshirë në më shumë se 300 reaksione enzimatike që mbështesin funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor, shëndetin e kockave, prodhimin e energjisë dhe balancën elektrolitike.
Mungesa e magnezit në organizëm
Mungesa e magnezit mund të çojë në lodhje, dobësi dhe mungesë energjie për shkak të rolit të tij në metabolizmin e energjisë dhe funksionimin enzimatik. Sistemi nervor dhe muskujt mund të preken, duke shkaktuar spazma, kontraktime të padëshiruara të muskujve, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Gjithashtu mund të ndikojë në rrahjet e zemrës, duke shkaktuar aritmi, dhe në shëndetin e kockave, duke kontribuar në reduktimin e densitetit kockor nëse mungesa vazhdon për një periudhë të gjatë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kombinimi i tre formave të magnezit ndihmon në relaksimin e muskujve dhe redukton tendosjen apo krampet e përkohshme.
- Siguron funksion nervor optimal. -Ndihmon në prodhimin e energjisë qelizore, duke zvogëluar lodhjen dhe duke përmirësuar vitalitetin e përditshëm.
- Mbështet mineralizimin dhe forcimin e kockave, duke ndihmuar në mirëqenien afatgjatë skeletore.
- Ndihmon në balancën elektrolitike, funksionin e zemrës dhe ruajtjen e humorit dhe energjisë natyrale.
Suplementi Nature’s Truth Triple Magnesium Complex është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë me çlirim të shpejtë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Magnesium (as Magnesium Oxide, Magnesium Citrate and Magnesium Aspartate) |
420 mg | 100 % |
Other Ingredients; Gelatin Capsule, Cellulose (Plant Origin), Vegetable Magnesium Stearate, Citric Acid, Silica.