SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Ultra Prenatal Multivitamin with DHA x 120 Quick Release Softgels

Suplement prenatal i formuluar posaçërisht për të mbështetur shëndetin e nënës dhe zhvillimin e shëndetshëm të fetusit, duke siguruar një kombinim të balancuar të vitaminave, mineraleve thelbësore dhe DHA-së.

Mund të përdoret nga gratë përpara, gjatë dhe pas periudhës së shtatzënisë.

In stock
SKU
NatureTruth41
3 500 Lekë

Nevojat ushqyese të grave mund të ndryshojnë gjatë periudhës së shtatzënisë, prandaj një multivitamin prenatal i besueshëm mund të ofrojë mbështetje të sigurt. Qoftë për gratë që sapo po fillojnë rrugëtimin e tyre drejt shtatzënisë, për nënat në pritje, apo për ato që sapo kanë lindur, një vitaminë prenatale përmban vitamina dhe minerale të rëndësishme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Kapsulat e suplementit Nature’s Truth Ultra Prenatal Multivitamin with DHA përmbajnë një gamë të gjerë vitaminash dhe mineralesh për gratë para, gjatë dhe pas periudhës së shtatzënisë.

Çdo dozë e suplementit përmban 800 mcg acid folik, si dhe 556 mg vaj peshku, duke përfshirë DHA dhe EPA të dobishme. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitaminat dhe mineralet:-> Vitaminat dhe mineralet thelbësore kontribuojnë në mbështetjen e metabolizmit normal, funksionit imunitar dhe zhvillimit të shëndetshëm të indeve si tek nëna ashtu edhe tek fetusi. 
  • DHA (Acidi Dokosaheksaenoik)-> DHA është një acid yndyror Omega-3 që luan rol kyç në zhvillimin e trurit dhe shikimit të fetusit gjatë shtatzënisë.
  • EPA (Acidi Eikosapentaenoik)-> EPA është një acid yndyror Omega-3 që ndihmon në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular dhe proceseve anti-inflamatore tek nëna.
  • Acidi folik-> Acidi folik është thelbësor për sintezën e ADN-së dhe ndihmon në parandalimin e defekteve të tubit nervor tek fetusi në fazat e hershme të zhvillimit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet zhvillimin normal të trurit dhe shikimit të fetusit. 
  2. Kontribuon në parandalimin e defekteve të tubit nervor. 
  3. Ndihmon në plotësimin e nevojave të shtuara për vitamina dhe minerale gjatë periudhës para, gjatë dhe pas shtatzënisë. 
  4. Mbështet shëndetin e përgjithshëm të nënës, përfshirë sistemin imunitar dhe metabolizmin energjetik. 
  5. Ofron mbështetje për shëndetin kardiovaskular dhe balancën inflamatore falë përmbajtjes së Omega-3. 
  6. Vjen në formë softxhel me çlirim të shpejtë për përthithje më efikase të përbërësve aktivë. 
  7. I përshtatshëm për përdorim në të gjitha fazat: para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes.

Suplementi Nature’s Truth Ultra Prenatal Multivitamin with DHA është I përshtatshëm të përdoret nga gratë para, gjatë dhe pas periudhës së shtatzënisë.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë me çlirim të shpejtë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Quick Release Softgels/ Kapsula të buta me çlirim të shpejtë.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin A (as Retinyl Palmitate)

1,200 mcg 92%

Vitamin C (as Ascorbic Acid)

60 mg 50%

Vitamin D (as D3 Cholecalciferol)

25 mcg (1,000 IU) 167%

Vitamin E (as dl-Alpha Tocopheryl Acetate)

4.5 mg 24%

Thiamin (Vitamin B-1) (as Thiamin Mononitrate)

1.7 mg 121%

Riboflavin (Vitamin B-2)

1.7 mg 106%

Niacin (as Niacinamide)

20 mg 111%

Vitamin B-6 (as Pyridoxine Hydrochloride)

2.6 mg 130%

Folate

1,333 mcg DFE (800 mcg Folic Acid) 222%

Vitamin B-12 (as Cyanocobalamin)

8 mcg 286%

Biotin (as d-Biotin)

100 mcg 286%

Calcium (as Calcium Carbonate)

100 mg 8%

Iron (as Ferrous Sulfate)

27 mg 100%

Zinc (as Zinc Oxide)

11 mg 85%

Fish Oil
Provides 250 mg of Total Omega-3 Fatty Acids comprising of:DHA (Docosahexaenoic Acid)
EPA (Eicosapentaenoic Acid)

556 mg

200 mg
30.5 mg
*
*
*

Other Ingredients; Gelatin, vegetable glycerin, caramel color, yellow beeswax, sunflower lecithin and/or soy lecithin.

Contains soy and fish (anchovy, mackerel, sardine and tuna) ingredients.

Back to Top