SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin B-2 100mg x 100 Capsules

Suplement me një dozë të fuqishme të riboflavinës (Vitamina B2), e cila mbështet metabolizmin normal të energjisë, funksionimin e shëndetshëm të qelizave dhe indit, si dhe ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga stresit oksidativ, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme.
In stock
SKU
NatureTruth23
1 800 Lekë

Çdo dozë e kapsulave të suplementit Nature’s Truth Vitamin B-2 100 mg ofron 100 mg riboflavinë (Vitamina B2) dhe një dozë e kësaj formule vegjetariane përmbush sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës B2.

Vitamina B-2, ose Riboflavina, është një nga shumë vitaminat e grupit B që trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Kjo vitaminë thelbësore duhet të merret nga burime ushqimore ose suplementet. Marrja e sasisë së mjaftueshme të Vitaminës B-2 vetëm nga dieta mund të jetë e vështirë, prandaj shumë njerëz zgjedhin një suplement me cilësi të lartë si mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme për të përmbushur nevojën e tyre ditore.

  • Riboflavina (Vitamina B2)-> Mbështet metabolizmin normal të energjisë duke ndihmuar trupin të shndërrojë karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat në energji të përdorshme. Gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, shëndetin e lëkurës dhe funksionimin normal të syve, duke ndihmuar në mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

Mungesa e Vitaminës B2 në organizëm

Mungesa e Vitaminës B2 mund të çojë në lodhje dhe dobësi, pasi trupi nuk mund të shndërrojë në mënyrë efikase ushqimin në energji. Mund të shfaqen çrregullime të lëkurës, si çarjet në cepa të gojës, lëkurë e thatë ose inflamacion në buzë dhe gjuhë. Shëndeti i syve gjithashtu mund të ndikojë, duke shkaktuar ndjesi djegieje, kruarje apo skuqje, dhe në raste të rënda, vështirësi me shikimin natën. Sistemi nervor mund të preket gjithashtu, duke shkaktuar ndjesi mpirjeje ose dhimbje të lehta nervore.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Mbështet shëndetin e përgjithshëm të sistemit nervor dhe funksionimin e trurit. 
  2. Ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji qelizore për të reduktuar lodhjen dhe për të rritur vitalitetin. 
  3. Promovon një lëkurë të shëndetshme duke mbështetur rinovimin e qelizave të lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e shikimit të shëndetshëm. 
  4. Vjen në formën e kapsulave, duke e bërë të thjesht dhe praktik përdorimin edhe në përditshmëri.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin B-2 100 mg është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë me çlirim të shpejtë (quick release capsule) një herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Quick Release Capsules (kapsula me çlirim të shpejtë).
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Riboflavin (Vitamin B-2)

100 mg 7,692 %

Other Ingredients;  Gelatin Capsule, Cellulose (Plant Origin), Vegetable Magnesium Stearate, Silica.

Back to Top