SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin B-6 100mg x 100 Tablets

Suplement ushqimor me një dozë të fuqishme të piridoksinës (Vitamina B6), e cila mbështet metabolizmin normal të energjisë, funksionimin e sistemit nervor dhe imunitar, si dhe ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve dhe hemoglobinës, duke kontribuar në shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut.
In stock
SKU
NatureTruth24
1 800 Lekë

Çdo dozë e tabletave të suplementit Nature’s Truth Vitamin B-6 100 mg ofron 100 mg piridoksinë (Vitamina B6) dhe një dozë e kësaj formule vegjetariane përmbush sasinë e rekomanduar ditore të vitaminës B6.

Vitamina B-6, ose Piridoksina, është një nga shumë vitaminat e grupit B që trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Kjo vitaminë thelbësore duhet të merret nga burime ushqimore ose suplementet. Marrja e sasisë së mjaftueshme të Vitaminës B-6 vetëm nga dieta mund të jetë e vështirë, prandaj shumë njerëz zgjedhin një suplement me cilësi të lartë si mënyrë të thjeshtë dhe të përshtatshme për të përmbushur nevojën e tyre ditore.

  • Piridoksina (Vitamina B6)-> Mbështet metabolizmin normal të energjisë duke ndihmuar trupin të shndërrojë karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat në energji të përdorshme. Ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve që mbështesin funksionimin e shëndetshëm të sistemit nervor dhe luan një rol kyç në formimin e hemoglobinës, duke kontribuar në shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

Mungesa e Vitaminës B-6 në organizëm

Mungesa e Vitaminës B6 mund të çojë në lodhje dhe dobësi, për shkak të metabolizmit të zvogëluar të energjisë. Sistemi nervor mund të preket, duke shkaktuar irritim, depresion, konfuzion, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë. Në raste më të rënda, mungesa e B6 mund të ndikojë në prodhimin e hemoglobinës, duke çuar në anemi dhe dobësi të qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu, mund të shfaqen probleme të lëkurës si skuqje, plasaritje të buzëve dhe inflamacion në gjuhë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron mbështetjet të metabolizmit, sepse vitamin B-6 luan një rol thelbësor në mbi 100 reaksione enzimatike, kryesisht ato që lidhen me metabolizmin e proteinave dhe të energjisë. 
  2. Siguron mbështetje të sistemit kardiovaskular. 
  3. Ndihmon në zhvillimin normal të trurit dhe për mirëmbajtjen e një sistemi nervor të shëndetshëm. 
  4. Ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin në gjak. 
  5. Vjen në formën e tabletave, duke e bërë të thjesht dhe praktik përdorimin edhe në përditshmëri.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin B-6 është një suplement i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë vegane një herë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës suaj.

Tabela të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin B-6
(as Pyridoxine Hydrochloride)

100 mg 5,882 %

Other Ingredients; Calcium carbonate, cellulose (plant origin), croscarmellose, vegetable stearic acid, vegetable magnesium stearate, silica. 

Back to Top