SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin C 1000mg with Wild Rose Hips x 60 Chewable Tablets

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë të vitaminës C në formë të karameleve të përtypshme, i pasur me ekstrakt trëndafili të egër (rose hips), i formuluar për të mbështetur funksionin normal të sistemit imunitar dhe për të kontribuar në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
In stock
SKU
NatureTruth60
2 500 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Vitamin C 1000mg with Wild Rose Hips ka një formulë të pasur. Ai vjen në formën e tabletave të përtypshme dhe jo të tabletave të zakonshme për të berë më të thjesht dhe praktik përdorimin.

Suplementi ka një dozë të lartë të Vitaminës C prej 1000 mg dhe një dozë prej 15 mg të ekstraktit të trëndafilit të egër.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C (Acidi askorbik)-> Vitamina C është një vitaminë thelbësore dhe antioksidant i fuqishëm që kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. Ajo ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, mbështet sintezën normale të kolagjenit për funksionimin e lëkurës, enëve të gjakut, kockave dhe kërcit, si dhe kontribuon në metabolizmin normal energjetik dhe në rritjen e përthithjes së hekurit. 
  • Ekstrakti i trëndafilit të egër (Wild Rose Hips)-> Trëndafili i egër është një burim natyral i komponimeve bioaktive, përfshirë flavonoide dhe polifenole, të cilat kanë veti antioksiduese. Ky ekstrakt përdoret shpesh në kombinim me Vitaminën C, pasi mund të mbështesë veprimin e saj antioksidant dhe të kontribuojë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Ky kombinim ofron një formulim me veprim antioksidant dhe mbështetës për të gjithë organizmin.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionimin normal të mbrojtjes natyrale të organizmit, veçanërisht në periudha me ngarkesë të shtuar fizike ose sezonale. 
  2. Veprim i fuqishëm antioksidant, sepse ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  3. Siguron mbështetje për formimin e kolagjenit, i cili luan rol në ruajtjen e funksionit normal të lëkurës, enëve të gjakut, kockave dhe indeve lidhore. 
  4. Kombinim me trëndafil të egër (Rose Hips) pasuron formulën me komponime natyrale antioksiduese që mbështesin veprimin e Vitaminës C. 
  5. Suplementi vjen në formën e tabletave të përtypshme, të lehta për t’u konsumuar, të përshtatshme për persona që kanë vështirësi në marrjen e tabletave ose kapsulave të mëdha. 
  6. Formulë e pastër, pa OMG, pa gluten dhe pa aromatizues artificialë, e përshtatshme për një rutinë të shëndetshme të përditshme.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin C 1000mg with Wild Rose Hips është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta të përtypshme një deri në dy herë në ditë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Chewable Tablets/ Tableta të përtypshme.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Calories

10  

Total Carbohydrate

2 g <1%

Total Sugars

2 g *

Includes 2 g Added Sugars

  4%

Vitamin C (as Sodium Ascorbate and Ascorbic Acid)

1,000 mg 1,111%

Sodium

60 mg 3%

Rose Hips(Rosa canina) (fruit)

15 mg *

Other Ingredients; Sugar, Sorbitol, Natural Orange Flavor, Vegetable Stearic Acid, Vegetable Magnesium Stearate, Silica.

Back to Top