SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin D3 2000 IU x 100 Chewable Tablets

Suplement ushqimor i cili vjen në formën e tabletave të përtypshme me shije të futave të pyllit dhe është formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave, funksionimin normal të sistemit imunitar dhe përthithjen optimale të kalciumit në trup, duke ofruar një mënyrë të lehtë dhe efektive për të plotësuar nevojat ditore të vitaminës D3.
In stock
SKU
NatureTruth8
2 600 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 2000 IU ka një dozë të fuqishme të Vitaminës D3 prej 2000 IU (50mcg).

  • Vitamina D3 është një vitaminë esenciale, e njohur si “vitamina e diellit”, sepse trupi e prodhon natyrshëm kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.

Ajo luan një rol kyç në shumë procese të rëndësishme biologjike:

  1. Shëndeti i kockave dhe dhëmbëve –> Vitamina D3 ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, minerale kyçe për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë. 
  2. Funksionimi normal i sistemit imunitar –> Mbështet mbrojtjen natyrale të organizmit dhe ndihmon në përgjigjen imunitare ndaj infeksioneve. 
  3. Funksionimi i muskujve –> Ndihmon në zhvillimin dhe ruajtjen e forcës dhe funksionit normal të muskujve. 

Veçanërisht kjo vitamin është e dobishme për njerëzit që kalojnë shumë kohë brenda ambienteve të mbyllura ose që përdorin krem dielli rregullisht, duke mos lejuar prodhimin natyral të vitaminës D3.

Çdo tabeltë e përtypshme e suplementit ofron 2,000 IU (50 mcg) vitaminë D3, duke e bërë të thjeshtë plotësimin e dozës ditore të rekomanduar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. 
  2. Forcon funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  3. Vjen në formën e tabletave të përtypshme me shije të këndshme fruta pylli, e lehtë për t’u përtypur. 
  4. Alternativë praktike për ata që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave të zakonshme. 
  5. Ofron një dozë të lartë të vitaminës D3 për plotësimin e nevojës ditore në mënyrë të thjeshtë dhe të këndshme.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 2000 IU është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta të përtypshme.
Ingredients Amount per Servering % Daily Value

Vitamin D (as D3 Cholecalciferol)

50 mcg (2000 IU) 250 %

Other Ingredients;  Mannitol, Sugar, Dextrose, Sorbitol, Vegetable Stearic Acid, Natural Flavor, Vegetable Magnesium Stearate, Citric Acid, Silica.

Free from gluten, wheat, yeast, milk, lactose, and soy.

Back to Top