Nature’s Truth Vitamin D3 2000 IU x 150 Softgels
Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 2000 IU ka një dozë të fuqishme të Vitaminës D3 prej 2000 IU (50mcg).
- Vitamina D3 është një vitaminë esenciale, e njohur si “vitamina e diellit”, sepse trupi e prodhon natyrshëm kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
Ajo luan një rol kyç në shumë procese të rëndësishme biologjike:
- Shëndeti i kockave dhe dhëmbëve –> Vitamina D3 ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, minerale kyçe për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë.
- Funksionimi normal i sistemit imunitar –> Mbështet mbrojtjen natyrale të organizmit dhe ndihmon në përgjigjen imunitare ndaj infeksioneve.
- Funksionimi i muskujve –> Ndihmon në zhvillimin dhe ruajtjen e forcës dhe funksionit normal të muskujve.
Veçanërisht kjo vitamin është e dobishme për njerëzit që kalojnë shumë kohë brenda ambienteve të mbyllura ose që përdorin krem dielli rregullisht, duke mos lejuar prodhimin natyral të vitaminës D3.
Çdo softgel i suplementit ofron 2,000 IU (50 mcg) vitaminë D3, duke e bërë të thjeshtë plotësimin e dozës ditore të rekomanduar. Forma e softgelit me çlirim të shpejtë siguron përthithje të mirë dhe lehtësi në përdorim për përdoruesit e përditshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet strukturën e fortë të kockave dhe dhëmbëve.
- Forcon funksionin natyral të sistemit imunitar.
- Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve.
- Formulë me përqendrim të lartë për plotësimin e nevojës ditore që ka trupi për vitaminë D.
Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 2000 IU është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula xhelatinoze të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Servering | % Daily Value |
|
Vitamin D (as D3 Cholecalciferol) |
50 mcg (2000 IU) | 250 % |
Other Ingredients; Gelatin, Safflower Oil and/or Sunflower Oil and/or Rice Bran Oil, Vegetable Glycerin.