SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin D3 + K2 Liquid Drops, 59ml

Suplement ushqimor me formulë të avancuar që kombinon vitaminën D3 dhe vitaminën K2 në formë të lëngshme, duke kontribuar në përthithjen optimale të kalciumit, mbështetjen e shëndetit të kockave dhe funksionimin normal të sistemit kardiovaskular.
In stock
SKU
NatureTruth5
2 900 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 + K2 Liquid Drops ka një formulë të pasur, sepse kombinon vitaminën K2 dhe vitaminën D3, të cilët janë dy mikro përbërës thelbësorë që veprojnë në mënyrë sinergjike për të mbështetur shëndetin e kockave dhe sistemit kardiovaskular.

  • Vitamina D3 (kolekalciferol) luan një rol kyç në përthithjen dhe metabolizmin e kalciumit dhe fosforit në organizëm. Ajo kontribuon në ruajtjen e densitetit normal të kockave dhe dhëmbëve, si dhe mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar dhe muskujve. Mungesa e vitaminës D3 mund të ndikojë në uljen e përthithjes së kalciumit dhe dobësimin e strukturës kockore.
  • Vitamina K2 (menaquinone-7, MK-7) është e rëndësishme për rregullimin e shpërndarjes së kalciumit në trup. Ajo aktivizon proteinat që ndihmojnë në depozitimin e kalciumit në kocka dhe njëkohësisht pengon grumbullimin e tij në enët e gjakut dhe indet e buta, duke kontribuar kështu në shëndetin kardiovaskular.

Kombinimi i vitaminës D3 me K2 në një suplement të vetëm siguron një qasje të plotë ndaj metabolizmit të kalciumit: vitamina D3 rrit përthithjen e kalciumit nga organizmi, ndërsa vitamina K2 ndihmon në drejtimin e tij drejt kockave aty ku është i nevojshëm. Ky bashkëveprim e bën këtë formulë veçanërisht të dobishme për mirëmbajtjen e kockave të forta dhe mbështetjen e funksionit normal të zemrës.

Pikat e lëngshme të suplementit Nature`s Truth Vitamin D3 + K2 ofrojnë 50 mcg (2,000 IU) vitaminë D në formën D3 (kolekalciferol) dhe 80 mcg vitaminë K në formën Vitaminë K2 ose Menaquinone-7 (MK-7) për çdo dozë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet mirëmbajtjen e kockave të forta dhe të shëndetshme. 
  2. Kontribuon në përdorimin më efikas të kalciumit në organizëm. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të zemrës dhe enëve të gjakut. 
  4. Ofron përthithje të shpejtë falë formës së lëngshme. 
  5. Formulë e pastër, pa përbërës të panevojshëm apo alergjenë të zakonshëm.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 + K2 Liquid Drops është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 pikë (1 ml), vendoseni nën gjuhë dhe mbajeni aty për 30 sekonda para se të gëlltiteni.

Suplementi duhet të përdoret vetëm një herë në ditë, preferueshëm pas vaktit kryesor të ushqimit.

Të tundet mirë përpara përdorimit. 

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 59 ml.
Ingredients Amount per Servering % Daily Value

Vitamin D (as D3 Cholecalciferol)

50 mcg (2000 IU) 250%

Vitamin K (as Vitamin K2-(Menaquinone-7 MK-7)

80 mcg *

Other Ingredient; Organic Extra Virgin Olive Oil.

Back to Top