Nature’s Truth Vitamin D3 + K2 x 50 Gummies
Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 + K2 vjen në formën e gummies (karamele xhelatinoze).
Secila prej karameleve xhelatinoze/ Gummies ofron 125 mcg (5,000 IU) Vitaminë D3 si Cholecalciferol dhe 100 mcg Vitaminë K2 (si Menaquinone-7 ose MK-7) për një dozë.
- Vitamina D3, e njohur si “vitamina e diellit,” ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe fosforin, duke mbështetur zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë, si dhe forcën dhe funksionin normal të muskujve. Ajo kontribuon gjithashtu në funksionimin e sistemit imunitar dhe në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kalciumit në gjak, duke mbështetur metabolizmin dhe mirëqenien e përgjithshme të trupit.
- Vitamina K2 (si Menaquinone-7, MK-7) punon për të drejtuar përdorimin e kalciumit në trup, duke aktivizuar proteinat që ndihmojnë depozitimin e tij në kocka dhe duke parandaluar akumulimin e tij në arterie, duke ruajtur kështu shëndetin kardiovaskular dhe elasticitetin e enëve të gjakut.
Kur përdoren së bashku, vitamina D3 dhe vitamina K2 ofrojnë një sinergji të fuqishme, sepse vitamina D3 rrit përthithjen e kalciumit, ndërsa vitamina K2 siguron që ky kalcium të përdoret në mënyrë optimale për shëndetin e kockave dhe të zemrës.
Gummies vegjetariane me shije pjeshke dhe mango e bëjnë këtë suplement një alternativë të këndshme dhe të lehtë për t’u marrë, sidomos për ata persona që kanë vështirësi në marrjen e tabletave, duke e integruar në mënyrë të thjeshtë dhe efektive në rutinën tuaj të përditshme.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron mbështetje për shëndetin e kockave dhe sistemin kardiovaskular.
- Ka një formulë qe kombinon vitaminat D3 dhe K2, duke e bërë një suplement shumë të favorshëm për organizmin.
- Vjen në formë gummies/karamele xhelatinoze me shije të kombinuar të pjeshkës dhe mangos, duke u bërë lehtësisht të pranueshëm nga të gjithë.
Suplementi Nature’s Truth Vitamin D3 + K2 Gummies është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 karamele të buta xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur në mëngjes dhe në darkë pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Servering 2 Gummies | % Daily Value |
|
Calories |
15 | * |
|
Total Carbohydrate |
3 g | 1 % |
|
Total Sugars |
3 g | - |
|
Includes Added Sugars |
3 g | 6 % |
|
Vitamin D3 (as Cholecalciferol) |
125 mcg (5,000 IU) | 625 % |
|
Vitamin K2 (as Menaquinone‑7 (MK‑7)) |
100 mcg | * |
Other Ingredient; Glucose syrup, sugar, pectin, citric acid, natural flavors, sodium citrate, natural palm leaf glaze, palm oil, annatto color.