SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nature’s Truth Vitamin K2 100mcg with Vitamin D3 5000 IU x 50 Softgels

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave, sistemin kardiovaskular dhe funksionin imunitar, falë kombinimit me vitaminë D3, e cila ndihmon trupin të përthithë kalciumin, ndërsa vitamina K2 ndihmon të dërgojë kalciumin në drejtime të sakta drejt kockave dhe dhëmbëve, duke parandaluar grumbullimin e tij në arterie.
In stock
SKU
NatureTruth11
2 600 Lekë

Suplementi Nature’s Truth Vitamin K2 100 mcg with Vitamin D3 5000 IU ka një formulë të pasur me përbërës kryesorë të tillë si Vitamina K2 dhe Vitamina D3, të cilat kanë rëndësi thelbësore për organizmin.

  • Vitamina D3 (kolekalciferol) është një vitaminë esenciale e tretshme në yndyrë, e njohur si “vitamina e diellit”, sepse trupi e prodhon natyrshëm pas ekspozimit ndaj diellit. Ajo ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, duke siguruar që këto minerale të përdoren për të mbështetur shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe funksionimin normal të muskujve dhe sistemit imunitar.
  • Vitamina K2 (menaquinone, MK-7) është një vitaminë thelbësore që ndihmon në drejtimin e kalciumit në kocka dhe dhëmbë, duke parandaluar akumulimin e tij në arterie dhe inde të tjera. Kjo veçori e bën kombinimin e Vitaminës K2 me D3 veçanërisht efektiv për mbështetjen e densitetit kockor dhe shëndetit kardiovaskular.

Përfitimet kryesore të këtij suplementi:

  1. Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve përmes përthithjes dhe drejtimit optimal të kalciumit. 
  2. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të arterieve dhe sistemit kardiovaskular. 
  3. Forcon funksionin normal të sistemit imunitar. 
  4. Kombinimi i Vitaminës K2 dhe D3 maksimizon përfitimet e kalciumit në trup. 
  5. Forma e softxhel-it lejon përthithje të mirë dhe përdorim të lehtë.

Suplementi Nature’s Truth Vitamin K2 100 mcg with Vitamin D3 5000 IU është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula xhelatinoze të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula të buta xhelatinoze.
Ingredients Amount per Servering % Daily Value

Vitamin D3 (as D3 Cholecalciferol)

5000 IU (125 mcg) 625 %

Vitamin K2 (as Menaquinone‑7, MK‑7)

100 mcg *

Other Ingredients;  Gelatin, Extra Virgine Olive Oil, Vegetable Glycerin, Virgin Organic Coconut Oil.

Back to Top