Nature’s Truth Vitamin K2 100mcg x 60 Softgels
Suplementi Nature’s Truth Vitamin K2 100 mcg ka një formulë të pasur, por si përbërës kryesorë në dozë prej 100 mcg kanë Vitaminën K2.
Vitamina K2 (Menaquinone-7, MK-7) është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e rëndësishme për metabolizmin e kalciumit dhe për shëndetin e kockave dhe të zemrës.
Ajo luan një rol kyç në shumë procese të rëndësishme biologjike:
- Shëndeti i kockave –> Vitamina K2 ndihmon në aktivizimin e osteokalcinës, një proteinë kyçe që lidh kalciumin me kockat, duke kontribuar në forcimin dhe mirëmbajtjen e densitetit kockor.
- Shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut –> Mbështet funksionimin normal të sistemit kardiovaskular duke parandaluar depozitimin e kalciumit në arterie dhe duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit të tyre.
- Rregullimi i kalciumit në organizëm –> Siguron që kalciumi të depozitohet aty ku duhet (në kocka dhe dhëmbë) dhe jo në indet e buta, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
- Veçanërisht e dobishme për –> Njerëzit që kanë nevojë për mbështetje shtesë të shëndetit kockor ose kardiovaskular, ose për ata që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë K2 nga dieta e tyre, duke e bërë suplementin një mënyrë të sigurt dhe të efektshme për të siguruar dozën ditore të nevojshme.
Çdo softgel i suplementit ofron 100 mcg vitaminë K2, duke e bërë të thjeshtë plotësimin e dozës ditore të rekomanduar. Forma e softgelit me çlirim të shpejtë siguron përthithje të mirë dhe lehtësi në përdorim për përdoruesit e përditshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon trupin të përdorë kalciumin në mënyrë të saktë, duke minimizuar akumulimin e tij në indet jo-kockore dhe duke ruajtur integritetin e arterieve.
- Mbështet elasticitetin e enëve të gjakut dhe ndihmon në parandalimin e kalcifikimeve, duke mbrojtur shëndetin e zemrës.
- Forma MK-7 ka biodisponibilitet të lartë dhe qëndrueshmëri më të gjatë në organizëm, duke siguruar efekte të qëndrueshme me një dozë të vetme ditore.
- Praktik dhe i lehtë për t’u integruar në rutinën ditore.
Suplementi Nature’s Truth Vitamin K2 100 mcg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Nëse jeni shtatzënë apo ushqeni fëmijën me gji, nëse po merrni medikamente (përfshirë antikoagulantë / hollues të gjakut), nëse jeni duke planifikuar ndonjë procedurë mjekësore apo kirurgjikale, ose keni ndonjë gjendje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Servering | % Daily Value |
|
Vitamin K2 (as Menaquinone‑7, MK‑7) |
100 mcg | * |
Other Ingredient; Sun Flower Oil, Gelatin, Vegetable Glycerin, Caramel Color.