SUPLEMENTE DHE USHQIME

Nurofen Cold & Flu Relief 200mg/5mg x 16 Tablets

Medikament me veprim të dyfishtë që lehtëson simptomat e zakonshme të virozave si gripi apo kovidi. Qetëson dhembjet e trupit dhe të grykëve, ethet dhe çliron rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
In stock
SKU
reck3
578 Lekë

Çdo tabletë përmban 200 mg ibuprofen dhe 30 mg fenilefrinë.

  • Ibuprofeni është një anti-inflamator  dhe njihet për rolin e tij në lehtësimin e dhimbjeve, reduktimin e etheve dhe uljen e inflamacionit.
  • Fenilefrina ka aftësi të ngushtojë enët e gjakut në rrugët e sipërme të frymëmarrjes duke ndihmuar në zhbllokimin e tyre dhe duke lehtësuar si pasojë frymëmarrjen.

Avantazhet e përdorimit të këtij medikamenti janë:

  1. Siguron një lehtësim të dhimbjes deri në 8 orë, nga momenti i administrimit të barit. 
  2. Siguron lehtësim të plotë të simptomave të zakonshme të virozave, si gripi.
  3. I përshtatshëm për të rritur, të moshuar dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.

Ky medikament indikohet të përdoret në dhimbje si:

  1. Dhimbje koke
  2. Dhimbje të trupit, muskujve dhe kyçeve
  3. Ethe ose temperaturë e lartë
  4. Dhimbje fyti
  5. Hundë të bllokuara dhe sinuse të mbushura (kongjestion nazal) 

Ky medikament mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç.

Rekomandohet të mereni 1-2 tableta, deri në tri herë në ditë sipas nevojës.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Duhet të kalojnë të paktën 4 deri në 6 orë midis dozave dhe nuk duhet të merren më shumë se 6 tableta në 24 orë.

Paralajmërime/Kundërindikacionet:

  1. Mos e merrni pa rekomandimin e mjekut nëse keni probleme me astmën, nëse vuani nga hipertensioni ose keni probleme me mëlçinë, zemrën apo veshkat. 
  2. Konsultohuni me mjekun gjithashtu nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

 

Kuti kartoni, 2 blistera me nga 12 tableta, në total 24 tableta.

Përbërësit aktivë: ibuprofen 200 mg dhe fenilefrinë 5 mg.

Lëndët ndihmëse të formulimit janë:

  1. Microcrystalline cellulose
  2. Sodium starch glycolate
  3. Hypromellose
  4. Magnesium stearate
  5. Talc
  6. Mastercote yellow color
Back to Top