Nurofen Express 256mg x 24 Tableta
Çdo tabletë përmban 256 mg ibuprofen natrium, që është ekuivalent me 200 mg ibuprofen standard. Nurofen Express është formuluar për lehtësim të shpejtë dhe efektiv nga dhimbjet e lehta deri të moderuara.
Avantazhet e përdorimit të këtij medikamenti janë:
- Përthithet dy herë më shpejt se tabletat standarde me ibuprofen.
- Fillon të veprojë brenda 8 minutash nga momenti i administrimit të barit.
- Efekti terapeutik zgjat deri në 8 orë.
- I përshtatshëm për të rritur, të moshuar dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Nurofen Express 256 mg indikohet për:
- Dhimbje koke
- Dhimbje shpine
- Dhimbje muskujsh
- Dhimbje menstruale
- Dhimbje dhëmbi
- Dhimbje reumatike
- Temperaturë
- Migrenë
Ky medikament mund të merret nga të rritur, të moshuar dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1-2 tableta, deri në tri herë në ditë sipas nevojës.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Duhet të kalojnë të paktën 4 deri në 6 orë midis dozave dhe nuk duhet të merren më shumë se 6 tableta në 24 orë.
Paralajmërime/Kundërindikacionet:
- Mos e merrni pa rekomandimin e mjekut nëse keni histori të ulcerave të stomakut dhe zorrëve, probleme me astmën, sëmundje të zemrës, mëlçisë apo veshkave.
- Konsultohuni me mjekun gjithashtu nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Kuti kartoni, 2 blistera me nga 12 tableta, në total 24 tableta.
Përbërës kryesor: Ibuprofen natrium 256 mg (ekuivalent me ibuprofen 200 mg).
Formula përmban gjithashtu edhe sheqer (sukrozë).
Tableta e Nurofen Express 256 mg përmban edhe lëndë të tjera si :
- Croscarmellose sodium (E468)
- Xylitol (E967)
- Microcrystalline cellulose (E460)
- Magnesium stearate (E572)
- Colloidal anhydrous silica (E551)