Nurofen, shurup për fëmijë mbi 3 muaj me shije portokalli, 200ml
Nurofen për fëmijë mbi 3 muaj është një medikament i cili nuk përmban sheqer dhe ka shije portokalli, duke e bërë atë lehtësisht të pranueshëm nga foshnjat dhe fëmijët.
Ky medikament përmban ibuprofen si lëndë aktive me veprim terapeutik, i cili është një analgjezik dhe anti-inflamator. Ai njihet për rolin e tij në lehtësimin e dhimbjeve, reduktimin e etheve dhe uljen e inflamacionit.
Avantazhet e përdorimit të këtij medikamenti janë:
- Duke qenë se është në formën e një suspensioni (pezullie), përthithet shpejt nga organizmi dhe efekti shfaqet brenda 15 minutave nga momenti i administrimit të barit.
- Siguron një lehtësim të dhimbjes dhe reduktim të etheve deri në 8 orë, nga momenti i administrimit të barit.
- Paketimi përmban edhe një shiringë matëse për dozim të saktë dhe të lehtë tek fëmijët.
- Ul temperaturën.
- Formula e medikamentit nuk përmban sheqer por ka një shije natyrale të portokallit.
Ky medikament indikohet në rastin e dhimbjeve si:
-
Dalja e dhëmbëve
-
Dhimbje dhëmbi
-
Dhimbje veshi
-
Fyt të acaruar
-
Dhimbje koke
-
Simptoma të virozave, si gripi
-
Dhimbje të lehta trupore
-
Shtrëngime ose tërheqje të lehta të muskujve
-
Temperaturë e lartë
Gjatë përdorimit të këtij medikamenti duhet t’i kushtoni rëndësi dozës, në varësi të moshës së fëmijës.
Udhëzimet e përdorimit janë:
Tundeni mirë shishen para përdorimit!
- Foshnjat 3 muaj – 12 muaj dhe me peshë mbi 5 kg: Rekomandohet të marrin një dozë 2.5 ml, 3 herë në ditë.
- Fëmijët 12 muaj – 3 vjeç: Rekomandohet të marrin një dozë 5 ml, 3 herë në ditë.
- Fëmijët 4 vjeç – 6 vjeç: Rekomandohet të marrin një dozë 7.5 ml, 3 herë në ditë.
- Fëmijët 7 vjeç – 9 vjeç: Rekomandohet të marrin një dozë 10 ml, 3 herë në ditë.
- Fëmijët 10 vjeç – 12 vjeç: Rekomandohet të marrin një dozë 15 ml, 3 herë në ditë.
Intervali kohor ndërmjet dozave të cilat administrohen njëra pas tjetrës duhet të jetë minimalisht 6 orë.
Mos tejkaloni dozën e rekomanduar brenda një periudhe 24-orëshe.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes
Përbërësi aktiv: Ibuprofen 100 mg.
Formula përmban edhe përbërës të tjerë si:
- Citric acid
- Sodium citrate
- Sodium chloride
- Sodium saccharin
- Domiphen bromide
- Purified water
- Polysorbate 80
- Maltitol syrup
- Xanthan gum
- Orange flavour
- Glycerin.