Rilastil Sun System Velvet Cream (SPF 30+), 50ml
Rilastil Sun System Velvet Cream (SPF 30+) është një krem mbrojtës fotoprotektiv me teksturë të lehtë, i formuluar posaçërisht për lëkurë normale, të thatë dhe të ndjeshme.
Ky produkt ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në parandalimin e djegieve, njollave të errëta dhe shfaqjes së eritemës gjatë ekspozimit në diell.
Formula e tij përthithet shpejt, nuk lë gjurmë të bardha dhe kombinon faktorët fotoprotektivë me përbërës që mbështesin shëndetin dhe elasticitetin e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të hidratueshme dhe me një pamje natyrale të freskët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Pro DNA Complex-> Një kompleks i avancuar që ndihmon në mbrojtjen e ADN së së qelizave të lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezatimi UV, duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe parandalimin e plakjes së parakohshme.
- Vitamin E->Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën kundër agresioneve oksidative të mjedisit dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës.
- Ekstrakte Bimore (si Schisandra Chinensis, Artemisia, Buddleja dhe Peucedanum ostruthium)-> Këta përbërës bimore ndihmojnë në qetësimin dhe ushqyerjen e lëkurës, duke lehtësuar irritimet, reduktuar skuqjet dhe përmirësuar ndjesinë e komfortit në lëkurë gjatë ose pas ekspozimit në diell.
- Glicerinë dhe Diglicerinë-> Përbërës të fuqishëm hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës dhe parandalojnë thatësinë e tepërt.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA-UVB.
- Ka një teksturë ekstra të butë që përthithet shpejt pa lënë mbetje të rënda dhe të bardha në lëkurë.
- Ndihmon në parandalimin e djegieve nga dielli, njollave të errëta të shkaktuara nga dielli dhe eritemës (skuqjes).
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurë të ndjeshme.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
- Formula është hipoallergjike, jo komedogjenike (nuk bllokon pore), dhe e testuar për metale të rënda si nikeli dhe kobalti.
Rilastil Sun System Velvet Cream (SPF 30+) rekomandohet të përdoret vetëm nga të rritur.
Ai është i përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurat e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Riaplikoni çdo 3-4 orë, sidomos pas djersitjes, notit ose tharjes me peshqir.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua (Water), Ethylhexyl Salicylate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone, Butyloctyl Salicylate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Silica, Bis‑Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dicaprylyl Carbonate, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ceteareth‑25, Ceteth‑2, Potassium Cetyl Phosphate, Isodecyl Neopentanoate, Polyester‑7, Methylpropanediol, 1,2‑Hexanediol, Glyceryl Behenate, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Sodium Polyacrylate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Diethylhexyl Syringylidenemalonate, Bisabolol, Oryzanol, Tocopheryl Acetate, Peucedanum ostruthium Leaf Extract, Buddleja davidii Leaf Extract, Artemisia umbelliformis Extract, Pinus pinaster Bark/Bud Extract, Schisandra chinensis Fruit Extract, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Diglycerin, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance).