SUPLEMENTE DHE USHQIME

Solgar Astaxanthin 5mg x 30 Softgels

Suplement ushqimor që përmban astaksantin i cili është një antioksidant natyral i fuqishëm dhe karotenoid i nxjerrë nga mikroalgat e ujërave të ëmbla që e bën suplementin të aftë të ndihmojë trupin të luftojë stresin oksidativ, të ruajë energjinë dhe vitalitetin, dhe të mbështesë mirëqenien e përgjithshme.
In stock
SKU
solgar3
Special Price 2 740 Lekë Regular Price 3 227 Lekë

Suplementi Solgar Astaxanthin 5 mg ofron astaksantin të nxjerrë nga Haematococcus pluvialis, një algë njëqelizore e ujërave të ëmbla.

Kjo algë prodhon astaksantin si një mekanizëm mbrojtës kundër faktorëve të stresit, si temperatura e pamjaftueshme ose ekspozimi i tepruar ndaj dritës së diellit.

Astaksantina është një karotenoid portokalli-kuq që gjendet gjerësisht tek organizmat detarë që e marrin atë duke konsumuar mikroalga.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon trupin të qëndrojë aktiv dhe i fortë çdo ditë.
  2. Mundëson një shikim të qartë sepse siguron një mbështetje të syve gjatë periudhave të lodhjes ose plakjes. 
  3. Mbron çdo qelizë nga dëmtimet e stresit oksidativ. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe si rrjedhojë ofron një pamje më të vitale dhe rinore. 
  5. Siguron rezistencë ndaj faktorëve të jashtëm mjedisorë. 
  6. Kontribuon në shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe atë nervor.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë (softxhel) në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapula të buta, Softxhel.
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë Përqindja e Vlerës Ditore %

Astaxanthin (from Haematococcus pluvialis algae)

5 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Vaj fara luledielli, oleoresinë e pasur me astaksantinë (nga algat Haematococcus pluvialis), kapsulë e butë (xhelatinë e lopës, glicerinë bimore nga vaji i kokosit dhe bërthama e palmës).

Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, laktozë, sheqer, konservues, sojë, ngjyrues artificialë, maja dhe ëmbëlsues artificialë.

Back to Top