Solgar Formula Vitamin B Complex "50" x 100 Caps
Vitaminat B janë të tretshme në ujë, që do të thotë se nuk mund të ruhen në trup dhe duhet të rikthehen çdo ditë.
Ndërsa një dietë e ekuilibruar ofron disa vitamina B, nevojat e rritura nga stresi, ushtrimi fizik ose një stil jetese i ngarkuar mund të shkaktojnë mungesë.
Formula e suplementit Solgar "50" Complex siguron që të merrni një sasi optimale ditore, për të reduktuar lodhjen, për të ruajtur përqendrimin dhe për të mbështetur prodhimin natyral të energjisë nga trupi.
Përbërësit kryesorë të këtij suplementi dhe vetitë e tyre janë:
- Tiamina (Vitamina B1); Mbështet shëndetin e zemrës dhe metabolizmin e energjisë.
- Riboflavina (Vitamina B2); Mbron kundër stresit oksidativ dhe ruan shikimin.
- Niacina (Vitamina B3); Kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe funksionimin normal të sistemit nervor.
- Acidi Pantotenik (Vitamina B5); Mbështet performancën mendore normale.
- Vitamina B6; E rëndësishme për energjinë dhe shëndetin e sistemit imunitar.
- Acidi Folik (B9); Mbështet formimin e gjakut dhe funksionin e sistemit imunitar.
- Vitamina B12; Kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe shëndetin e sistemit nervor.
- Biotina (Vitamina B7); Ndihmon në përmirësimin e gjendjes së lëkurës, flokëve dhe metabolizmin në gjendje normale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Lufton lodhjen dhe uljen e fuqisë trupore në një mënyrë natyrale.
- Mundëson një përqendrim maksimal dhe fokus më të mirë.
- Mbështet sistemin nervor dhe aktivitetin mendor.
- Suplementi është përgjegjës për flokë, lëkurë dhe mukozat në gjendje të shëndetshme.
- Mbron qelizat nga stresit oksidativ.
- Rrit metabolizmin dhe vitalitetin.
- Një kapsulë e vetme ka aftësinë të mbulojë të gjitha nevojat për vitamin B.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Thiamin (vitamin B1) (as thiamin mononitrate) |
50 mg | 4,167% |
|
Riboflavin (vitamin B2) |
50 mg | 3,846% |
|
Niacin (vitamin B3) (as niacinamide) |
50 mg | 313% |
|
Vitamin B6 (as pyridoxine HCI) |
50 mg | 2,941% |
|
Folate |
666 mcg DFE (400 mcg folic acid) | 167% |
|
Vitamin B12 (as cyanocobalamin) |
50 mcg | 2,083% |
|
Biotin (as D-biotin) |
50 mcg | 167% |
|
Pantothenic Acid (vitamin B5) (as D-Ca pantothenate) |
50 mg | 1,000% |
|
Choline (as choline bitartrate) |
21 mg | 4% |
|
Inositol |
50 mg | * |
|
Herbal Powdered Blend |
3.5 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si; Celulozë bimore, stearat magnezi bimore, silikë, celulozë mikrokristaline.
Suplementinuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aromë artificiale, ngjyrues artificialë.