Solgar Gentle Iron 20mg x 90 Capsules
Suplementi Solgar Gentle Iron 20 mg është ideal për ata persona që gjejnë të vështirë marrjen e suplementëve tradicionalë të hekurit dhe/ose që mund të shkaktojnë fryrje, kapsllëk dhe probleme të tretjes.
Formula e këtij suplementi përmban hekuri bisglicinat, një formë hekuri e cila tolerohet mirë nga stomakët e ndjeshëm.
Hekuri është një mineral kyç dhe përbërës i domosdoshëm, i nevojshëm për shumë funksione biologjike të trupit. Ka raste, sidomos tek ata persona që ndjekin dieta të kufizuara, si vegjetarianët, kur mund të nevojitet mbështetje shtesë e hekurit për të plotësuar të gjitha nevojat e organizmit. Marrja e mjaftueshme e hekurit ka treguar se zvogëlon lodhjen dhe përmirëson nivelet e energjisë, çka është veçanërisht e rëndësishme për shkak të stilit të jetesës moderne dhe plakjes natyrore.
Hekuri gjithashtu ndihmon në transportimin e oksigjenit nëpër trup drejt qelizave dhe indeve aktive, duke kontribuar kështu në funksionimin normal kognitiv, nivele normale energjie dhe mbështetje për një sistem imunitar të shëndetshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon të ndiheni më aktiv dhe të përballoni lodhjen e përditshme.
- Formula e bisglicinatit e bën hekurin të lehtë për tretje, pa shqetësime si kapsllëk apo fryrje.
- Kontribuon në mbrojtjen e trupit dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
- Ndihmon prodhimin normal të hemoglobinës dhe transportin e oksigjenit nëpër trup.
- Ndihmon në qartësi mendore, fokus dhe energji të qëndrueshme.
- Formulë e përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Iron |
25 mg | 139% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, të tillë si; Mikrokristaline celulozë, celulozë bimore, magnezium stearat bimore.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aroma artificiale, ëmbëlsues artificialë, ngjyra artificiale.