Solgar Glucosamine MSM Complex x 60 Tablets
Suplementi Solgar Glucosamine MSM Complex lehtëson simptomat e artritit dhe osteoartritit, duke ndihmuar trupin të ruajë strukturën e shëndetshme të nyjave dhe të indit lidhës.
Formulimi i tij është pa produkte deti (shellfish-free) dhe i përshtatshëm për veganët dhe vegjetarianët.
Përbërësit e këtij suplementi dhe vetitë e tyre janë:
- Glukozamina HCl; është një komponim natyral që gjendet në nyja dhe kërc, i konsideruar si “blloku ndërtues” i kërcit. Ajo ndihmon në rindërtimin dhe forcimin e kërcit dhe indeve lidhëse, duke ruajtur fleksibilitetin dhe shëndetin e nyjave.
- MSM (Methylsulfonylmethane); është një përbërës natyral organik i squfurit, i rëndësishëm për indet lidhëse dhe elasticitetin e nyjave. MSM ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe dhimbjes, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe rehatinë e përditshme.
- Vitaminë C; kontribuon në formimin e kolagjenit, një komponent i domosdoshëm i kërcit dhe indeve lidhëse, dhe ofron mbrojtje antioksiduese kundër stresit oksidativ.
- Mangani (Mn); ndihmon në ruajtjen e strukturës dhe funksionit të indeve lidhëse dhe kërcit.
- Ekstrakt xhenxhefili dhe barit të bardhë të larkës; ofrojnë veti natyrale anti-inflamatore, që plotësojnë dhe forcojnë veprimin e glukozaminës dhe MSM.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Fleksibilitet i menjëhershëm, sepse suplementi ndihmon nyjat të lëvizin pa pengesa gjatë çdo aktiviteti.
- Forcim i indit lidhës, sepse glukozamina dhe MSM stimulojnë rindërtimin dhe fuqizimin e kërcit.
- Qetësi natyrale, falë MSM dhe ekstrakteve bimore që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të nyjave.
- Mbrojtje antioksiduese, falë pranisë së vitaminës C dhe manganit që mbrojnë nyjat nga stresi oksidativ dhe kontribuojnë në shëndetin afatgjatë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 3 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës për një përthithje më të mirë.
Tabletat të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për përdorim.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë | Përqindja e Vlerës Ditore % |
|
Calories |
5 | |
|
Total Carbohydrate |
2 g | 1%** |
|
Vitamin C (as calcium ascorbate) |
100 mg | 111% |
|
Manganese (as manganese glycinate) |
5 mg | 217% |
|
Glucosamine Hydrochloride (vegetarian, shellfish-free) |
1500 mg (1.5 g) | * |
|
MSM (as methylsulfonylmethane, OptiMSM) |
1000 mg (1 g) | * |
|
Ginger 4:1 Extract (Zingiber officinale) [root] (equivalent to 432 mg of Ginger) |
108 mg | * |
|
Willow Bark Extract 5:1(Salix alba) [bark] (equivalent to 500 mg of Willow Bark) |
100 mg | * |
Suplementi përmban edhe përbërërës të tjerë, të tillë si; Celulozë mikrokristaline, celulozë bimore, silikë, stearat magnezi bimore, glicerinë bimore.
Suplementi nuk përmban lëndë të tilla si; gluten, grurë, maja, sheqer, kripë, aromë artificiale, ëmbëlsues artificialë, ngjyrues artificialë.