SUPLEMENTE DHE USHQIME

Strepsils Honey & Lemon x 36 Lozenges

Lozenge (karamele për tretje) për fyt që ofrojnë lehtësim të shpejtë dhe efektiv nga dhimbjet e fytit dhe shqetësimet e lehta të gojës, duke kombinuar veprimin antiseptik me shijen e këndshme të mjaltit dhe limonit.
In stock
SKU
reck6
426 Lekë

Çdo lozenge (karamele për tretje) përmban 1.2 mg alkool 2,4-diklorobenzil dhe 0.6 mg amilmetakrezol, të cilët janë antiseptikë që ndihmojnë në shkatërrimin e baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë infeksione të fytit.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron lehtësim të shpejtë nga shqetësimet e dhimbjes së fytit, me efekt që zgjat deri në dy orë. 
  2. Thithja e pastilës stimulon prodhimin e pështymës, duke ndihmuar në lagështimin e fytit dhe lehtësimin e thatësisë dhe irritimit. 
  3. Shija e mjaltit dhe limonit ofron një aromë të këndshme dhe qetësuese. 
  4. Formula përmban dy përbërës antiseptikë në një pastilë qetësuese të vetme. 
  5. E lehtë në përdorim dhe më shije të pranueshme nga të gjitha moshat.

Ky medikament mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç.

Rekomandohet marrja e një lozenge (karamele për tretje në gojë) çdo 2-3 orë, në varësi të nevojës dhe dhimbjes që ndjeni.

MOS e tejkaloni maksimumin prej 12 pastilash brenda një periudhe 24-orëshe.

 Nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 6 vjeç.

Nuk duhet të përtypet, por duhet të tretet ngadalë në gojë.

36 Lozenges (karamele për tretje në gojë)

Përbërësit aktivë: alkool 2,4-diklorobenzil 1.2 mg, amilmetakrezol B.P. 0.6 mg.

Formula përmban gjithashtu edhe lëndë të tjera si: sukrozë, shurup glukoze, mjaltë, acid tartarik, vaj mente, vaj limoni pa terpene dhe ngjyruesin Qinoline Yellow.

Çdo pastilë përmban 1 g glukoze dhe 1.4 g sukrozë.

Back to Top