Strepsils Strawberry Sugar Free x 24 Lozenges
Çdo lozenge (karamele për tretje në gojë) përmban 1.2 mg alkool 2,4-diklorobenzil dhe 0.6 mg amilmetakrezol, të cilët janë dy antiseptikë të lehtë që shkatërrojnë bakteret në gojë dhe fyt.
Janë karamele posaçërisht për lehtësimin simptomatik të dhimbjes së fytit dhe dhimbjes së shoqëruar, duke ndihmuar në lagështimin dhe qetësimin e zonës së dhimbshme dhe lehtësimin e gëlltitjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Qetëson menjëherë fytin e irrituar.
- Redukton ndjesinë e djegies dhe shqetësimit në gojë.
- Ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të dhimbjes së fytit.
- Mbështet higjenën e gojës duke luftuar bakteret.
- I përshtatshëm për përdorues që shmangin sheqerin.
- E lehtë për t’u përdorur dhe me shije të këndshme.
- Jep rehati gjatë gjithë ditës, duke lehtësuar gëlltitjen.
Ky medikament mund të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç.
Rekomandohet marrja e një lozenge (karamele për tretje në gojë) çdo 2-3 orë, në varësi të nevojës dhe dhimbjes që ndjeni.
MOS e tejkaloni maksimumin prej 12 lozenges brenda një periudhe 24-orëshe.
Nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 6 vjeç.
Nuk duhet të përtypet, por duhet të tretet ngadalë në gojë.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Përbërës aktivë: Alkool 2,4-diklorobenzil 1.2 mg dhe Amilmetakrezol 600 µg.
Formula përmban edhe përbërës të tjerë , të tillë si: isomalt dhe maltitol (27.5 g për 12 pastila) dhe gjithashtu përmban edhe sakarin natriumi.