SUPLEMENTE DHE USHQIME

Terranova CoQ10 30mg Complex x 50 Kapsula

Suplement ushqimor vegan i krijuar për të mbështetur shëndetin kardiovaskular dhe për të optimizuar përthithjen e CoQ10, ndihmon në prodhimin e energjisë dhe ofron mbrojtje antioksiduese.
In stock
SKU
terra23
Special Price 2 130 Lekë Regular Price 2 665 Lekë

Koenzima Q10 (CoQ10) është një lëndë ushqyese jetësore që luan një rol qendror në prodhimin e energjisë qelizore dhe mbrojtjen antioksiduese. E gjendur natyralisht në trup, CoQ10 mbështet zemrën, sistemin kardiovaskular dhe funksionimin e përgjithshëm qelizor. Ajo gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i cili mund të dëmtojë ADN-në, lipidet dhe proteinat. Për shkak se CoQ10 është i tretshëm në yndyrë, është e rëndësishme që të merret së bashku me yndyrna të pasura me lëndë ushqyese për përthithje optimale.

Përbërësit kryesorë të suplementit Terranova CoQ10 30mg Complex dhe vetitë e tyre janë:

  1. Koenzima Q10 (30mg): Mbështet prodhimin e energjisë dhe funksionin kardiovaskular. 
  2. Krunde Orizi të Stabilizuara (SRB): Antioksidantë dhe yndyrna ushqyese për të përmirësuar përthithjen. 
  3. Manaferra Acai: Përmban CoQ10, vitaminë E, antocianina dhe acide yndyrore për mbështetje kardiovaskulare dhe antioksiduese. 
  4. Manaferra dhe Gjethe Sherebele Deti (Sea Buckthorn): Të pasura me CoQ10, vitamina C & E, flavonoide dhe acide yndyrore. 
  5. Gjethe Artiçoke: Mbështet rrjedhjen e tëmthit dhe ndihmon në përthithjen e lëndëve ushqyese të tretshme në yndyrë.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron mbështetje të sistemit kardiovaskular, kjo sepse CoQ10 dhe bimët përfshira në Magnifood mbështesin shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.
  2. Siguron prodhimin e energjisë, falë CoQ10, e cila luan një rol kyç në metabolizmin e energjisë mitokondriale.
  3. Siguron mbrojtje antioksiduese, falë lëndëve antioksiduese si acai, sherebela e detit dhe krundet e orizit, të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.
  4. Kontribuon në një përthithje optimale maksimale, sepse acidet yndyrore dhe bimët që mbështesin tëmthin optimizojnë biodisponueshmërinë e CoQ10.
  5. Formula është e pasur, pa gluten, qumësht, sojë, xhelatinë, aditivë, sheqerna, ngjyra, aroma dhe konservues.

Rekomandohet që të merret si suplement ushqimor, 1 kapsulë në ditë, së bashku me ushqim. 

Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, përveçse me këshillën e një profesionisti të kujdesit shëndetësor.

Nëse merrni ilaçe anti-koagulante (për hollimin e gjakut), ilaçe kundër hipertensionit ose ndonjë medikament tjetër me recetë, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të këtij produkti.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula
Përbërësit  Vlerat mesatare për 1 kapsulë 
MAGNIFOOD Complex 475mg
    Ofron:  

       Stabilised Rice Bran

350mg

       Acai Berry (fresh freeze dried - organic)

50mg

       Sea Buckthorn Berry/Leaf (fresh freeze dried)

50mg

       Artichoke Leaf (fresh freeze dried)

25mg

Vegetarian Capsule Shell

118mg

CoQ10 (coenzyme Q10 - as ubiquinone)

30mg

Larch Tree Arabinogalactan

5.5mg

Formulë e pastër dhe vegane : Pa gluten, qumësht, sojë, xhelatinë, aditivë, sheqerna, ngjyra, aroma dhe konservues. 

Formula është e përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë.

Back to Top