SUPLEMENTE DHE USHQIME

Vitabiotics Feroglobin Baby Drops, 30ml

Suplement ushqimor i lëngshëm i formuluar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, i pasur me hekur, vitamina B dhe lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme, për të mbështetur formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, zhvillimin e shëndetshëm dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë.
In stock
SKU
Vitabiotics4
Special Price 1 360 Lekë Regular Price 1 700 Lekë
-20%

Suplementi Vitabiotics Feroglobin Baby Drops është ideal për foshnjat nga 4 deri në 24 muaj dhe ofron një formulë të sigurt dhe të balancuar, që përmban hekur, zink dhe vitaminë C, e cila rrit përthithjen e hekurit në organizëm.

Zhvillimi i trurit lejon fëmijën të mësojë të këmbejë, të flasë, të hajë, të qeshë dhe të ecë. Disa lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në këtë proces, si hekuri, i cila është një lëndë shumë e rëndësishme sepse kontribuon në zhvillimin normal njohës/ konjitiv të fëmijëve.

Avantazhet e përdormit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet zhvillimin normal njohës/ konjitiv të foshnjave dhe fëmijëve. 
  2. Ndihmon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe furnizimin me hekur. 
  3. Siguron një formulë të balancuar me hekur, zink dhe vitaminë C. 
  4. I përshtatshëm për foshnjat, të cilat ende nuk mund t`i marrin të gjitha lëndët kryesore për organizmin, nga ushqimi. 
  5. Pa aromë, ngjyrues dhe ëmbëlsues artificialë, laktozë, maja ose alkool. 
  6. Suplementi ka një shije të këndshme luleshtrydheje që e bën lehtësisht të pranueshëm. 
  7. Përfshin shiringë matëse për administrim të sigurt dhe të saktë.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për foshnjat dhe fëmijët nga 4 deri në 24 muaj.

Rekomandohet që t`i jepni një dozë prej 0.5 ml dy herë në ditë, nëse është e mundur në mëngjes dhe në darkë pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Udhëzime për përdorimin dhe mënyrën e administrimit:

  1. Futni shiringën në shishe dhe më pas mbajeni shishen me kokë poshtë.
  2. Nxirrni 0.5 ml lëng.
  3. Vendosni me kujdes pikat në gjuhën e foshnjes.
  4. Për foshnjat më të vegjël se 6 muaj rekomandohet që lëngu të administrohet pikë-pikë në thithkën e gjirit ose të beberonit dhe lëreni foshnjën të thithë çdo pikë.
  5. Shpëlajeni dhe thajeni mirë shiringën pas përdorimit. Mos e përdorni në sterilizues me avull. 

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se ta përdorni, nëse fëmija juaj është nën mbikëqyrjen mjekësore, ka epilepsi, hemokromatozë, vuan nga alergjitë ushqimore ose është alergjik nga ndonjëri prej përbërësve.

Flakon, 30 ml
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 ml % NRV

Vitamin C

12 mg 15 %

Iron

6 mg 43 %

Zinc

1.5 mg 15 %

 

Përbërësit: Shurup glukoze, sheqer i panxharit, ujë, glicerinë, hekur (si Ferrous Sulfate), Vitaminë C (si Acid Askorbik), zink (si Sulfat Zinku), aromë natyrale, rregullues të aciditetit: Citrate Sodium, Bikarbonat Sodium dhe Acid Citric, konservues: Sorbat Kaliumi.

 

 

 
Back to Top