Vitabiotics Pregnacare Breast-Feeding x 84 Tablets
Një dietë e shëndetshme dhe e larmishme është thelbësore për nënat e reja, për të ndihmuar prodhimin e qumështit ushqyes dhe për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre gjatë periudhës postnatale.
Ushqyerja me gji nga nëna rekomandohet fuqishëm për foshnjat e porsalindura, pasi siguron përbërës thelbësorë dhe antitrupa për shëndetin afatgjatë.
Suplementi Vitabiotics Pregnacare Breast-Feeding është një paketë gjithëpërfshirëse, e formuluar me përbërës specifikë për periudhën pas lindjes, përfshirë acide yndyrore thelbësore si DHA.
Pse duhet të përdoret Vitabiotics Pregnacare Breast-feeding?
Pregnacare Breast-Feeding është formuluar me kujdes dhe përmban vitamina, minerale dhe DHA, për të mbështetur shëndetin dhe vitalitetin e përgjithshëm, përfshirë hekuri, i cili kontribuon në lirimin normal të energjisë.
Ai mund të merret gjithashtu si suplement postnatal i përgjithshëm për 6-9 muaj pas lindjes, ose më gjatë nëse është e nevojshme, për të zëvendësuar përbërësit e humbur dhe për të ndihmuar trupin pas shtatzënisë, edhe nëse nuk ushqeni fëmijën me gji. Për nënat që shmangin produktet e qumështit, formula përmban gjithashtu kalcium, i nevojshëm për mirëmbajtjen e kockave normale.
Pregnacare Breast-Feeding përmban:
Tableta postnatale me mikronutrientë:
- 700 mcg kalcium, vitaminë D, K dhe magnez që ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave.
- Vitaminë B6, niacinë (Vitamin B3), hekur dhe magnez, të cilët kontribuojnë në çlirimin normal të energjisë.
- Përfshin 10 mcg Vitaminë D ( sasia e rekomanduar nga Departamenti i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji).
Kapsula me Omega-3:
Secila kapsulë ofron 300 mcg DHA, nivel i rekomanduar nga ekspertët për nënat gjatë periudhës së laktacionit.
- Marrja e DHA (Acid Dokosaheksaenoik) nga nënat, kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të foshnjave të ushqyera me gji.
- Foshnjat kanë aftësi të kufizuar për të sintetizuar acide yndyrore, prandaj ato duhet të merren drejtpërdrejt nga burime të jashtme si qumështi i nënës.
- Gjatë ushqyerjes me gji, truri i foshnjës vazhdon të përthithë DHA dhe 15% e rritjes së trurit ndodh pas lindjes.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për nënat në periudhën postnatale dhe gjatë laktacionit.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, dhe 1 kapsulë me vaktin tuaj kryesor të ditës.
Tabletat dhe kapsula të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomandur.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 2 Tableta | % NRV |
|
Vitamin D (as D3 400 IU) |
10 µg | 200 % |
|
Vitamin E |
20 mg a-TE | 167 % |
|
Vitamin K |
70 µg | 93 % |
|
Vitamin C |
70 mg | 88 % |
|
Thiamin (Vitamin B1) |
5 mg | 455 % |
|
Riboflavin (Vitamin B2) |
2 mg | 143 % |
|
Niacin (Vitamin B3) |
20 mg NE | 125 % |
|
Vitamin B6 |
10 mg | 714 % |
|
Folic Acid |
400 µg | 200 % |
|
Vitamin B12 |
6 µg | 240 % |
|
Biotin |
150 µg | 300 % |
|
Pantothenic Acid |
6 mg | 100 % |
|
Calcium |
700 mg | 88 % |
|
Magnesium |
150 mg | 40 % |
|
Iron |
16 mg | 114 % |
|
Zinc |
15 mg | 150 % |
|
Copper |
1000 µg | 100 % |
|
Selenium |
30 µg | 55 % |
|
Iodine |
140 µg | 100 % |
|
Betacarotene (Natural source) |
2 mg | * |
Përbërësit:
Karbonat kalciumi, maltodekstrinë, oksid magnezi, mbështjellësin e tabletës (hidroksipropilmetilcelulozë, polidekstroza, trigliceride me zinxhir të mesëm, talk, glicerinë dhe ngjyrat karbonat kalciumi dhe okside hekuri), vitamina C (acid askorbik), agjentë kundër ngjitjes si dioksid silici, acid stearik dhe stearat magnezi, agjent volumizues mikrokristal celulozë, **fumarat hekuri, sulfat zinku, vitaminë E (D-Alpha Tokoferil Acid Sukcinat nga soja), gomë celuloze e kryqëzuar, niacin (si nikotinamid), vitaminë B6 (piridoksinë HCl), beta-karoten (antioksidant: DL-Alpha Tokoferol), tiaminë (vitamina B1 si mononitrat), acid pantotenik (si kripë kalciumi), vitaminë B12 (cianokobalamin), vitaminë D3 (kolekalciferol, antioksidant DL-Alpha Tokoferol), riboflavinë, sulfat bakri, vitaminë K (vitamina K1), acid folik (si acid pteroilmonoglutamik), jodur kaliumi, biotinë dhe selenat natriumi.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 Kapsulë | % NRV |
| Omega 3 Fish Oil | 600 mg | * |
| Providing: | ||
| DHA (Docosahexaenoic acid) | 300 mg | * |
| EPA (Eicosapentaenoic acid) | 60 mg | * |
Përbërësit:
Vaj Omega-3 nga peshku (përqendruar në Acid Dokosaheksaenoik – DHA) dhe mbështjellësi i kapsulës, i bërë nga xhelatinë farmaceutike (burim bovin Halal), glicerinë dhe aromë natyrale limoni.