Webber Naturals Selenium 200mcg x 90 Tablets
Suplementi Webber Naturals Selenium 200 mcg ka një formulë të pasur.
Përbërës kryesor i këtij formulimi dhe vetitë e tij janë:
- Seleni (Selenium)-> Mineral esencial në sasi të vogla (mikroelement) që organizmi nuk mund ta prodhojë vetë, ndaj duhet të merret përmes ushqimit ose suplementeve. Ai luan një rol të rëndësishëm si pjesë e enzimave antioksiduese (selenoproteina), të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe dëmtimi i radikalëve të lirë. Gjithashtu, seleni është i përfshirë në funksionimin normal të gjëndrës tiroide, duke mbështetur metabolizmin e hormoneve tiroide, si dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, riprodhimin dhe sintezën e ADN-së. Në përgjithësi, ai konsiderohet një element i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit qelizor, metabolik dhe imunitar, duke vepruar kryesisht përmes mekanizmave antioksidues dhe rregullues të funksioneve hormonale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në mbrojtjen natyrale të trupit kundër stresit oksidativ.
- Ndihmon trupin të mbajë energji dhe funksione normale të tiroides.
- Rrit efektivitetin e glutationit për mbrojtje qelizore.
- Forcon mbrojtjen e sistemit imunitar.
- Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe mirëqenies afatgjatë.
- Përbërës natyral dhe i lehtë për t’u përthithur.
Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Konsultohuni me mjekun para përdorimit nëse keni histori të kancerit të lëkurës jo-melanomë. Si edhe gjithashtu këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni shtatzënë ose jeni ne periudhën e gjidhënies, përpara përdorimit të këtij suplementi.
Mbajeni larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat mesatare për 1 tabletë |
|
Selenium (selenium yeast) |
200 mcg |
Suplementi përmban edhe lëndë si: Fosfat kalciumi dibazik dihidrat, celulozë mikrokrishtë, stearat magnezi i klasës bimore (lubrifikant).
Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservues ose ëmbëlsues.
Suplementi gjithashtu nuk përmban produkte qumështi, niseshte, sheqer, grurë, gluten, sojë, misër, vezë, peshk, fruta deti, produkte shtazore, kripë, arra pemësh apo OMGJ.
Suplementi është i përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.