Vitamina dhe Suplemente

NOW 5-HTP 100mg X 60 VCapsules

Suplement ushqimor me bazë bimore, që kontribuon në procesin e prodhimit të serotoninës në tru dhe në sistemin nervor qendror, me qëllim favorizimin e relaksimit, të një gjendje pozitive emocionale dhe të një gjumi të qetë.
In stock
SKU
11744
Special Price 1 760 Lekë Regular Price 2 200 Lekë
-20%

NOW 5-HTP 100 mg Capsules është një suplement ushqimor me bazë bimore, që përmban 5-hidroksitriptofan (5-HTP), një përbërës i përftuar nga farat e bimës Griffonia simplicifolia. 5-HTP është pararendës i serotoninës, një neurotransmetues që luan rol në rregullimin e humorit dhe në proceset që lidhen me ciklin gjumë-zgjim.

Formula është krijuar për të plotësuar marrjen e 5-HTP-së dhe për të kontribuar në mirëqenien emocionale. Suplementi vjen në formë kapsulash me mbështjellës prej hidroksipropilmetilceluloze, me origjinë bimore, duke ofruar një alternativë të përshtatshme për personat që ndjekin një dietë vegjetariane.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • 5-HTP (5-hidroksitriptofan)-> Përbërës me origjinë bimore, i përftuar nga farat e Griffonia simplicifolia, që shërben si pararendës metabolik i serotoninës, një neurotransmetues i përfshirë në rregullimin e humorit dhe në proceset që lidhen me ciklin gjumë-zgjim. 

Avantazhet e përdorimi të këtij suplementi janë:

  1. Përmban 5-HTP me origjinë bimore, të përftuar nga farat e Griffonia simplicifolia.
  2. Ofron një përbërës që shërben si pararendës metabolik i serotoninës, neurotransmetues i përfshirë në rregullimin e humorit.
  3. Plotëson marrjen e 5-HTP-së dhe kontribuon në mirëqenien emocionale.
  4. I përshtatshëm për vegjetarianë. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW 5-HTP 100 mg Capsules është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor të darkës dhe pak përpara gjumit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Meqenëse 5-HTP ndikon në rrugët metabolike të serotoninës, personat që marrin antidepresivë ose barna të tjera që ndikojnë në serotoninën duhet të konsultohen me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit.

60 Kapsula.
Nutrients Amount per Serving % Daily Value

 

5-HTP (5-hydroxytryptophan)
(from Griffonia simplicifolia Extract) (Seed)

100 mg *

Formula përmban edhe : Miell orizi dhe hipromelozë (kapsulë celuloze).

Formula nuk përmban lëndë si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, molusqe ose arra druri etj.

↑
Back to Top