Vitamina dhe Suplemente

NOW Acetyl-L-Carnitine 500mg x 50 Capsules

Suplement ushqimor që përmban acetil-L-karnitinë, një formë e karnitinës që merr pjesë në metabolizmin energjetik të qelizave dhe në proceset fiziologjike që lidhen me funksionimin normal të sistemit nervor.
In stock
SKU
13595
Special Price 2 080 Lekë Regular Price 2 600 Lekë
-20%

NOW Acetyl-L-Carnitine 500 mg është një suplement ushqimor që përmban acetil-L-karnitinë (ALC), një formë e karnitinës që merr pjesë në proceset e metabolizmit energjetik dhe në funksionimin e qelizave. Karnitina luan një rol të rëndësishëm në transportimin e acideve yndyrore drejt mitokondrive, ku ato përdoren për prodhimin e energjisë në formën e ATP-së.

Acetil-L-karnitina është në gjendje të kalojë barrierën hematoencefalike dhe është studiuar për rolin e saj në funksionimin e sistemit nervor dhe në proceset që lidhen me metabolizmin qelizor. Formula ofron 500 mg acetil-L-karnitinë për kapsulë dhe mund të përdoret për të plotësuar marrjen e këtij përbërësi, sipas udhëzimeve të suplementit.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Acetil-L-karnitina-> Një formë e karnitinës që merr pjesë në transportimin e acideve yndyrore drejt mitokondrive për prodhimin e energjisë qelizore dhe që është studiuar edhe për rolin e saj në funksionimin e sistemit nervor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Çdo kapsulë siguron 500 mg acetil-L-karnitinë, duke mundësuar marrjen e një sasie të standardizuar të këtij përbërësi.
  2. Kontribuon në proceset metabolike që mundësojnë transportimin e acideve yndyrore drejt mitokondrive për prodhimin e energjisë qelizore.
  3. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor.
  4. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

NOW Acetyl-L-Carnitine 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1–2 kapsula, një deri në dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Kapsula.

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Acetyl-L-Carnitine
(from 1,205 mg Acetyl-L-Carnitine HCl)

1 g (1,000 mg) **

Formula përmban përbërës të tjerë si : Hipromelozë (kapsulë prej celuloze), miell orizi, acid stearik (me origjinë bimore) dhe dioksid silikoni.

Formula nuk përmban lëndë si : maja, grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, fruta deti, arra ose susam.

↑
Back to Top