ESI Acknes Gel, 25ml
ESI Acknes Gel është një xhel transparent për trajtimin dhe kujdesin e fytyrës, i formuluar posaçërisht për lëkurën e yndyrshme, me papastërti dhe me tendencë akneike. Formula e tij kombinon vajin esencial të pemës së çajit (Tea Tree Oil) me acidin azelaik, zinkun, Aloe Vera dhe vitaminat A, E dhe F, duke ofruar kujdes të përshtatur për lëkurën me puçrra dhe papërsosmëri.
Përdorimi i tij ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës me tendencë akneike, duke kontribuar në reduktimin e imperfeksioneve, puçrrave dhe shenjave të tyre. Përbërësit e formulës kujdesen për lëkurën në mënyrë të gjithanshme, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të saj, kontrollin e yndyrës së tepërt dhe një pamje më të pastër dhe më të njëtrajtshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vaji esencial i pemës së çajit (Tea Tree Oil)-> Ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe kujdesin ndaj papastërtive dhe papërsosmërive të saj.
- Acidi azelaik-> Kontribuon në pastrimin e lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes së papërsosmërive.
- Zinku (Zinc PCA)-> Ndihmon në rregullimin e yndyrës së tepërt dhe në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës.
- Aloe Vera-> Ndihmon në hidratimin dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës.
- Vitaminat A, E dhe F-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës, mbrojtjen antioksiduese dhe ruajtjen e hidratimit dhe të barrierës së saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e akneve dhe imperfeksoneve të lëkurës.
- Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt.
- Kujdeset për lëkurën me tendencë akneike dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së saj.
- Ndihmon që lëkura të duket më e pastër dhe më e njëtrajtshme.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe butësisë së lëkurës.
- Xheli përthithet lehtë dhe mundëson aplikim të drejtpërdrejtë në zonat problematike.
ESI Acknes Gel është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike.
Aplikoni një sasi të vogël të xhelit një deri në dy herë në ditë, në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet.
Shmangni kontaktin me sytë, gojën ose hundën. Në rast kontakti shpëlajini menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Tubet, 25 ml.
Ingredients: Melaleuca Alternifolia Leaf Oil, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Retinyl Palmitate, Linseed Acid, Azelaic Acid, Zinc PCA.