Adrien Gagnon Artichoke x 60 Capsules
Adrien Gagnon Artichoke është një suplement bimor që përdoret tradicionalisht për mbështetjen e shëndetit të mëlçisë dhe tretjes.
Gjethet e artichokës stimulojnë sekretimin e lëngut të tëmthit nga mëlçia, gjë që ndihmon në eliminimin e toksinave dhe përmirësimin e metabolizmit të yndyrnave.
Kjo veprimtari kontribuon në funksionimin normal të sistemit hepatik dhe të tretjes, duke ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve si dispepsia (tretje e ngadaltë) dhe inflamacionet e lehta të stomakut.
Për më tepër, përdorimi i bimës Artichoke mund të përkrahë rritjen e rrjedhës së lëngut të tëmthit (efekt koleretik), e cila ndihmon në tretjen e yndyrnave dhe mund të ndihmojë në funksionet e vezikës biliare.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e mëlçisë dhe funksionin hepatik.
- Përmirëson tretjen dhe metabolizmin e yndyrnave.
- Ndihmon në eliminimin e toksinave dhe mirëqenien e përgjithshme.
- Formulë 100% bimore, e lehtë për t’u përdorur.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur, mbi moshën 18 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Çdo kapsulë përmban:
Lëndën vepruese, bartëse të veprimit terapeutik :
-
Artichoke (ekstrakt 25:1) 120 mg (Cynara cardunculus) (gjethe), ekuivalent me 3,000 mg artichokë.
Lëndët ndihmëse të formulimit (eksipientët):
-
Hipromelozë, stearat magnezi, maltodekstrinë.