Adrien Gagnon Biotin 10,000mcg x 45 Softgels
Suplementi Adrien Gagnon Biotin ka si përbërës kryesorë të formulës së tij biotinën, në një dozë prej 10.000 mcg, e cila funksionon si një element kyç rregullator në glukoneogjenezën, sintezën e acideve yndyrore dhe në metabolizmin e disa aminoacideve.
- Biotina (Vitamina B8):
Biotina (Vitamina B8) është një vitaminë e tretshme në ujë që bën pjesë në kompleksin B dhe është e njohur për rolin e saj të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave. Ajo ndihmon në prodhimin e acideve yndyrore dhe në shfrytëzimin e vitaminave të tjera të grupit B, duke mbështetur kështu funksionimin normal të organizmit. Biotina luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të flokëve, thonjve dhe lëkurës, dhe gjithashtu kontribuon në mirëmbajtjen e funksioneve njohëse, duke ndihmuar në shëndetin e sistemit nervor.
Suplementi Adrien Gagnon Biotin 10,000 mcg ofron një dozë të fuqishme biotine në formë softxheli, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e shkëlqimit dhe forcës së flokëve, thonjve dhe lëkurës, si dhe të mbështesë mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
Biotina gjithashtu kontribuon në funksionimin e gjëndrave të djersës, palcës së eshtrave dhe indit nervor, duke e bërë këtë suplement të dobishëm për shëndetin e përgjithshëm dhe bukurinë natyrale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës.
- Ndihmon në ruajtjen e funksioneve njohëse dhe të sistemit nervor.
- Përmirëson shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës dhe forcën e thonjve.
- Kontribuon në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur, mbi moshën 18 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Biotin |
10.000 mcg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Dyll blete, xhelatinë, vaj ulliri organik, ujë i pastër, lecitin i lulediellit, tokoferole.