Adrien Gagnon Calcium, Magnesium, Vitamin D, and Zinc x 200 Tablets
Suplementi Adrien Gagnon Calcium, Magnesium, Vitamin D, and Zinc është një përzierje e plotë minerale e formuluar për të mbështetur zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
- Kalcium:
Kalcium është minerali kryesor për forcimin dhe densitetin e kockave dhe dhëmbëve. Suplementimi i kalciumit ndihmon në parandalimin e humbjes së masës kockore dhe osteoporozës, veçanërisht te të rriturit dhe gratë pas menopauzës. Për të maksimizuar efektivitetin e tij, kalciumi duhet të kombinohet me vitaminë D3, e cila rrit përthithjen e tij në zorrë dhe ndihmon në depozitimin e tij në strukturat skeletore.
- Vitamina D3:
Vitamina D3 është një komponent kritik i formulës, pasi ajo siguron absorbimin optimal të kalciumit dhe fosforit, duke përmirësuar densitetin mineral kockor dhe mbështetur funksionin normal të muskujve. Pa vitaminë D3, përfitimet e kalciumit mund të jenë të kufizuara, ndaj kombinimi i tyre është thelbësor për shëndetin skeletor.
- Magnezi:
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e kalciumit dhe funksionimin normal të muskujve dhe nervave. Ky mineral ndihmon në aktivizimin e vitaminës D3 dhe në përdorimin efektiv të kalciumit në trup, duke krijuar një bazë të fortë për mirëmbajtjen e shëndetit kockor dhe elasticitetit të muskujve.
- Zinku:
Zinku mbështet rigjenerimin e qelizave, metabolizmin e proteinave dhe funksionin imunitar, duke luajtur një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm dhe metabolizmin e kockave. Kombinimi i zinkut me kalcium, magnez dhe vitaminë D3 ndihmon që indeve skeletore t’u përgjigjen më mirë stresit mekanik dhe të ruajnë integritetin e tyre struktural.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përforcon kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm.
- Ndihmon në parandalimin e humbjes së masës kockore dhe osteoporozës.
- Përmirëson absorbimin e kalciumit dhe depozitimin e tij në kocka.
- Mbështet funksionin e muskujve dhe ekuilibrin mineral.
- Ideal për të rriturit që kujdesen për shëndetin afatgjatë të kockave.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë një ose dy herë në ditë në bazë të nevojës tuaj.
Nëse është e mundur të merret pas vakteve të ushqimit, preferueshëm në mëngjes dhe/ ose në darkë.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë |
|
Calcium (carbonate from oyster shells) |
350 mg |
|
Magnesium (from oxide) |
175 mg |
|
Vitamin D3 (cholecalciferol) |
3.375 mcg (135 IU) |
|
Zinc (from gluconate) |
10 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Celuloza, acidi stearik, stearati i magnezit.