SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Cholesto-Heart Chitosan & Garlic x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të ndihmuar në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, duke përdorur përbërës natyralë si kitosani dhe hudhra.
In stock
SKU
Adrien9
Special Price 1 830 Lekë Regular Price 2 030 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Cholesto-Heart Chitosan & Garlic përmban dy përbërës natyralë, hudhrën dhe chitosanin, të cilët veprojnë së bashku për të mbështetur shëndetin kardiovaskular në mënyrë efektive.

  • Kitosani:

Kitosani është një polisakarid natyral i nxjerrë nga karkasat e krustaceve si karkaleca dhe garnelat, i njohur për vetitë e tij unike të lidhjes me yndyrnat dhe kolesterolin. Në këtë suplement kitosani vepron kryesisht si një agjent natyral për uljen e nivelit të kolesterolit, duke ndihmuar në bllokimin e përthithjes të yndyrnave dhe kolesterolit në traktin tretës, gjë që kontribuon në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.

Përveç efektit mbi kolesterolin, kitosani është një burim i fibrave ushqimore, i cili mund të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e tretjes dhe ndjenjën e ngopjes pas ushqimit, duke mbështetur kontrollin e peshës trupore.

Falë këtyre vetive, kitosani ka një rol të dyfishtë: përmirëson metabolizmin lipidik dhe ndihmon tretjen, duke e bërë suplementin efektiv në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular dhe metabolik.

  • Hudhra (Allium sativum):

Hudhra (Allium sativum) është një bimë me histori të gjatë përdorimi për shëndetin, veçanërisht për sistemin kardiovaskular. Në suplementin Adrien Gagnon Cholesto-Heart, hudhra është e përfshirë në formë ekstrakti 20:1, që korrespondon me një dozë efektive prej 500 mg, dhe është përqendruar për të ofruar përfitimet pa erën e pakëndshme të hudhrës së freskët. Hudhra ndihmon në uljen e kolesterolit LDL (“i keq”) dhe triglicerideve, rrit kolesterolin HDL (“i mirë”) dhe përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, duke reduktuar stresin oksidativ dhe inflamacionin që mund të dëmtojnë sistemin kardiovaskular. Përveç këtyre efekteve, hudhra mund të kontribuojë në ruajtjen e shëndetit të presionit të gjakut dhe funksionit imunitar, duke e bërë atë një komponent të fuqishëm natyral në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
  2. Pakëson përthithjen e yndyrnave.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet 2 orë para ose pas marrjes së medikamenteve të tjera, sepse në të kundërt vonohet procesi i përthithjes së suplementit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Chitosan (from shrimp)

560 mg

Garlic [Allium sativum] (bulb) (20 :1 extract equivalent to 500 mg)

25 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, stearat magnezi, maltodekstrinë.

 

Back to Top