SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Collagen Triple Action x 90 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e nyjeve, për të ruajtur kërcin dhe kockat, si dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit.
In stock
SKU
Adrien10
Special Price 2 680 Lekë Regular Price 2 980 Lekë
-10%

Kolagjeni me veprim të trefishtë ndihmon në zëvendësimin e kolagjenit të degraduar, i cili mund të rezultojë që vjen nga një gjendje inflamacioni, stresi kronik ose ushtrimet dhe aktivitetet fizike intensive.

Suplementi Adrien Gagnon Collagen Triple Action përmban si përbërës kryesorë në formulën e tij; kolagjen bovin, lizinë dhe vitaminë C.

  • Kolagjen:

Kolagjeni është një proteinë kyçe që gjendet në indet lidhëse, lëkurë, kërc, kocka dhe tendina. Në suplementin Adrien Gagnon Collagen Triple Action, kolagjeni ka një rol të dyfishtë: ndihmon në mbajtjen dhe rigjenerimin e kërcit dhe nyjeve, duke reduktuar dhimbjet ose ngurtësinë e nyjeve, dhe përmirëson elasticitetin dhe forcën e lëkurës, duke ngadalësuar shenjat e plakjes. Kolagjeni gjithashtu ofron aminoacide të rëndësishme që përdoren nga trupi për të riparuar indet lidhëse në të gjithë trupin, duke mbështetur rigjenerimin e indeve dhe shëndetin e përgjithshëm të skeletit dhe lëkurës. Me kalimin e moshës, prodhimi natyral i kolagjenit zvogëlohet, dhe suplementimi mund të ndihmojë për të kompensuar këtë humbje natyrale.

  • Lizina:

Lizina është një aminoacid thelbësor që nuk prodhohet nga trupi dhe duhet të merret nga dieta ose suplementet. Në këtë formulë, lizina mbështet sintezën e kolagjenit, duke lehtësuar formimin e indeve lidhëse dhe riparimin e tyre. Ajo ndihmon gjithashtu në stabilizimin e strukturës së kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe qëndrueshmërinë e nyjeve. Përveç kësaj, lizina ka rola të rëndësishëm në rikuperimin nga lëndimet muskulore dhe sportive, dhe mund të ndihmojë në mbajtjen e shëndetit të kockave dhe imunitetit.

  • Vitamina C:

Vitamina C është një vitaminë thelbësore që luan një rol të rëndësishëm në sintezën e kolagjenit, duke vepruar si kofaktor në formimin e lidhjeve të kolagjenit që i japin forcë dhe stabilitet indit lidhës. Në suplementin Collagen Triple Action, vitamina C nuk vetëm që ndihmon në përmirësimin e strukturës dhe funksionit të kolagjenit, por gjithashtu ka veprime antioksiduese, duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ dhe inflamacioni që mund të ndikojë në shëndetin e lëkurës, kockave dhe nyjeve.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e nyjeve dhe kërcit. 
  2. Përmirëson elasticitetin dhe rigjenerimin e lëkurës. 
  3. Ndihmon në ngadalësimin e shenjave të plakjes. 
  4. Siguron aminoacide të nevojshme për indet lidhëse.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 3-4 kapsula përpara gjumit, në bazë të nevojës tuaj.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Collagen hydrolyzate (from bovine skin)

400 mg

Lysine (L-Lysine)

50 mg

Vitamin C (ascorbic acid)

30 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, stearat magnezi.

Back to Top