SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Digest 365 Daily Use x 90 Capsules

Suplement ushqimor kompleks natyral enzimash tretëse, i formuluar për të lehtësuar tretjen e ushqimit dhe për të zbutur simptomat e tretjes së dobët ose të ngadaltë, si fryrja, gazrat dhe dhimbjet abdominale.
In stock
SKU
Adrien12
Special Price 1 400 Lekë Regular Price 1 560 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Digest 365 Daily Use vjen ne formën e një kompleksi enzimatik me qëllim kryesor të lehtësojë simptomat e tretjes së ngadaltë, fryrjes, gazrave dhe dhimbjeve abdominale.

Ky suplement mund të përmirësojë tretjen duke ndihmuar në shkatërrimin e proteinave, karbohidrateve, yndyrnave dhe fibrave nga ushqimi.

Adrien Gagnon Digest 365 është i formuluar për përdorim të përditshëm dhe është ideal për personat që kanë vështirësi në tretjen e ushqimit, veçanërisht të fibrave. Formulohet me një gamë të enzimave që mbështesin shëndetin e sistemit tretës.

  • Enzimat:

Enzimat janë proteina me veti katalitike, që do të thotë se përshpejtojnë proceset biokimike në trup pa u konsumuar gjatë procesit. Mbështesin tretjen e ushqimit duke ndihmuar në shkatërrimin e proteinave, karbohidrateve, yndyrnave dhe fibrave, duke lehtësuar kështu ngarkesën e sistemit tretës.

Përveç rolit të tyre në tretje, enzimat kanë disa veçori të tjera:

  1. Specifikiteti substratit: Çdo enzimë punon për një lloj të caktuar molekule; për shembull, proteazat ndihmojnë në shpërbërjen e proteinave, amilazat ndihmojnë në shpërbërjen e karbohidrateve dhe lipazat në shpërbërjen e yndyrnave. 
  2. Përmirësimi i absorbimit të lëndëve ushqyese: Duke ndihmuar në shpërbërjen e ushqimit në forma më të thjeshta, enzimat mundësojnë që organizmi të përthithë më mirë vitaminat, mineralet dhe proteinat. 
  3. Mbështetje për shëndetin gastrointestinal: Enzimat mund të ndihmojnë në reduktimin e fryrjes, gazrave dhe ndjesisë së rëndesës pas vakteve, duke promovuar një tretje më të shpejtë dhe më efikase. 
  4. Roli në metabolizëm: Përveç tretjes, disa enzima janë të përfshira në reaksione të tjera metabolike që ndihmojnë trupin të prodhojë energji dhe të funksionojë normalisht. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Lehtëson tretjen e ushqimit. 
  2. Redukton simptomat e tretjes së ngadaltë. 
  3. Redukton fryrjen, gazrat dhe dhimbjet e stomakut.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë përpara çdo vakti ushqimor. 

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Vegetable digestive enzyme complex (DigeZyme)(From yeast fermentation [Aspergillus oryzae])

50 mg

Providing the digestive enzymes:

 

Amylase

1200 u*

Protease

300 u*

Lactase

200 u*

Lipase

50 u*

Cellulase

10 u*

u = njësi aktiviteti enzimatik, që pasqyron fuqinë e veprimit të secilës enzimë dhe jo peshën e saj.

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, maltodekstrinë

Back to Top