Adrien Gagnon Energex Endurance Tangerine 30 x 10ml Shots
Suplementi Adrien Gagnon Energex Endurance është i formuluar për t’ju ndihmuar të përmirësoni performancën mendore dhe fizike.
Suplementi vjen i përgatitur me një përzierje përbërësish natyralë, përfshirë ginseng siberian, maca, kordiceps, roseroot dhe puncture vine, ky tonik është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur nivelet e energjisë dhe për të lehtësuar dobësinë e përgjithshme dhe lodhjen.
Përbërësit kryesorë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:
- Ginseng Siberian (Eleutherococcus senticosus): Bimë adaptogjene tradicionale që ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe mbështet qëndrueshmërinë fizike dhe mendore.
- Maca (Lepidium meyenii): Eksrakt bimor nga Peru, i përdorur për të rritur energjinë, qëndrueshmërinë dhe vitalitetin e përgjithshëm.
- Kordiceps (Ophiocordyceps sinensis): Kërpudhë adaptogjene e njohur për mbështetjen e prodhimit të energjisë dhe performancës fizike.
- Roseroot (Rhodiola rosea): Ekstrakt i rrënjës së artë me veti adaptogjene, që ndihmon trupin të përballojë stresin dhe të mbajë qëndrueshmëri mendore dhe fizike.
- Puncture Vine (Tribulus terrestris): Eksrakt nga frutat e bimës, i përdorur tradicionalisht për të mbështetur vitalitetin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në lehtësimin e dobësisë së përgjithshme/lodhjes dhe/ose mbështet rikuperimin.
- Ndihmon për të përmirësuar performancën mendore dhe/ose fizike pas periudhave të lodhjes mendore dhe/ose fizike.
- Burim i antioksidantëve.
- Burim i polisaharideve nga kërpudhat me veti imunomoduluese.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 ampulë në ditë duke e holluar në gjysmë gote ujë ose lëng frutash, nëse është e mundur të merret pas ushqimit.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Çdo ampulë përmban:
Lëndën vepruese, bartëse të veprimit terapeutik :
- Ginseng Siberian (ekstrakt 45:1) 22.22 mg [Eleutherococcus senticosus] (rrënja), ekuivalent me 1,000 mg ginseng Siberian
- Maca (ekstrakt 4:1) 250 mg [Lepidium meyenii] (rrënja), ekuivalent me 1,000 mg maca
- Kordiceps (ekstrakt 8:1) 62.5 mg [Ophiocordyceps sinensis] (trupi frutor), ekuivalent me 500 mg kordiceps
- Roseroot (ekstrakt i standardizuar në 5% rosavin) 15 mg [Rhodiola rosea] (rrënja), ekuivalent me 750 mcg rosavin
- Puncture vine (ekstrakt 18:1) 5.55 mg [Tribulus terrestris] (fruta), ekuivalent me 100 mg puncture vine
Lëndët ndihmëse të formulimit (eksipientët):
Acid citrik i thatë, etanol, fruktozë, glicerinë (klasë bimore), aromë natyrale portokalli-mandarine, vaj portokalli, sorbat potasi, ujë i pastër, benzoat natriumi, sorbitol.