Adrien Gagnon Extra Strength Calcium 650mg & Vitamin D3 400 IU x 120 Tablets
Suplementi Adrien Gagnon Calcium Extra Strength 650 mg & Vitamin D3 ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve, si dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
Dy përbërësit kryesorë të këtij suplementi janë kalciumi dhe vitamin D3, të cilat janë mjaft të njohura për vetitë e tyre.
- Kalciumi:
Kalciumi është një mineral thelbësor për funksionimin normal të organizmit, veçanërisht për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Ai kontribuon në ndërtimin e masës kockore gjatë rritjes dhe ndihmon në ruajtjen e densitetit të kockave gjatë moshës adulte, duke ulur rrezikun e osteoporozës dhe thyerjeve. Kalciumi është gjithashtu i rëndësishëm për funksionin normal të muskujve, transmetimin nervor dhe koagulimin e gjakut. Në formën e këtij suplementi, kalciumi ofrohet në dozë të lartë (650 mg) për të siguruar mbështetje optimale të kockave dhe për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së mineralit kockor (resorbimit të kockave). Përthithja e tij nga organizmi është më e lehtë kur kombinohet me vitaminë D3.
- Vitamina D3:
Vitamina D3 (kolekalciferol) është një vitaminë e tretshme në yndyrna që luan një rol kyç në metabolizmin e kalciumit dhe fosforit. Ajo ndihmon organizmin të përthithë kalciumin nga ushqimi ose suplementet, duke siguruar që ky mineral të përdoret në mënyrë efektive për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. Për më tepër, vitamina D3 mbështet funksionin normal të sistemit imunitar, muskujve dhe sistemit nervor. Në kombinim me kalciumin, vitamina D3 siguron një efekt sinergjik, duke rritur densitetin kockor dhe duke ndihmuar në parandalimin e osteoporozës, veçanërisht tek të rriturit dhe individët me rrezik të lartë për humbje të masës kockore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ruajtja e kockave të forta.
- Parandalimi i demineralizimit të kockave.
- Parandalimi i osteoporozës.
- Ruajtja e shëndetit të dhëmbëve.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve të ushqimit, preferueshëm në mëngjes dhe në darkë.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë |
|
Calcium (carbonate) |
650 mg |
|
Vitamin D (cholecalciferol) |
10 mcg (400 IU) |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Sodium kroskarmelozë, hipromelozë, celulozë mikrokristalore, polietilen glikol dhe acid stearik.