SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Feminex Healthy Weight L-Carnitine & Chitosan x 120 Capsules

Suplement natyral i formuluar për të mbështetur menaxhimin e peshës trupore, duke ndihmuar metabolizmin e yndyrnave përmes L-Karnitinës dhe duke reduktuar përthithjen e yndyrnave me ndihmën e Kitozanit, për një mbështetje efektive dhe të sigurt gjatë programeve të humbjes së peshës.
In stock
SKU
Adrien21
Special Price 2 500 Lekë Regular Price 2 780 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Feminex Healthy Weight ka si përbërës kryesorë në formulën e tij një kombinim të L-Karnitinës dhe të Kitozanit.

Ky suplement është ideal për personat që ndodhen në dietë ose ata që duan të ulin përthithjen e yndyrnave nga trupi.

  • L-Karnitina:

L-Karnitina është një aminoacid që luan një rol kyç në metabolizmin e yndyrnave, duke transportuar acidet yndyrore me varg të gjatë drejt mitokondrive, ku ato digjen për të prodhuar energji.

Në suplementin Adrien Gagnon Healthy Weight, L-Karnitina ndihmon trupin të shndërrojë yndyrnat e depozituara në energji të përdorshme, duke mbështetur menaxhimin e peshës trupore dhe përmirësimin e performancës fizike gjatë aktivitetit fizik.

Përveç efektit të saj në humbjen e yndyrës, L-Karnitina është e lidhur edhe me përmirësimin e metabolizmit të energjisë, uljen e lodhjes muskulore dhe mbështetjen e shëndetit kardiovaskular.

  • Kitozani:

Kitozani është një polisakarid natyral i nxjerrë nga eksoskeleti i krustaceve, i njohur për aftësinë e tij për të lidhur yndyrnat në traktin tretës dhe për të ndihmuar në reduktimin e përthithjes të tyre.

Në suplementin Adrien Gagnon Healthy Weight, Kitozani ndihmon në kontrollin e përthithjes të yndyrnave, mbështet tretjen dhe mund të kontribuojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe reduktimin e kolesterolit.

Për më tepër, Kitozani është një burim i fibrave ushqimore, i cili ndihmon të ruhet ndjesia e ngopjes pas ushqimit dhe mund të përmirësojë funksionin tretës.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet menaxhimin e peshës trupore. 
  2. Ndihmon metabolizmin e yndyrnave dhe shndërrimin e tyre në energji. 
  3. Redukton përthithjen e yndyrnave nga ushqimi. 
  4. Ndihmon tretjen dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. 
  5. Ndihmon në reduktimin e kolesterolit.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula tri herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Nëse jeni në një trajtim medikamentoz rekomandohet që ky suplement të merret dy orë para ose pas marrjes së medikamenteve.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Kapsula
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

L-Carnithin (tartrate)

260 mg

Chitosan (from shrimps)

185 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hipromelozë, stearat magnezi, maltodekstrinë.

Back to Top