Adrien Gagnon Feminex Preventive Cranberry Extra Strength x 70 Capsules
Suplementi Adrien Gagnon Feminex Preventive Cranberry ndihmon në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të fshikëzës dhe traktit urina.
Si një burim antioksidantësh, Feminex Preventive Cranberry është ideal për rastet e infeksioneve të përsëritura dhe për personat që kanë prirje për infeksione kronike urinare, veçanërisht gratë.
- Boronica:
Boronicat, të njohura shkencërisht si Vaccinium macrocarpon, janë të pasura me përbërës aktivë si proantocianidet dhe flavonoidet, të cilët kanë efekt të fuqishëm antioksidues dhe antibakterial. Boronica përmban komponime të quajtura lektina, të cilat pengojnë bakteret të ngjiten në muret e traktit urinar. Kur bakteret nuk mund të ngjiten në murin e fshikëzës, ato eliminohen lehtësisht me urinën dhe nuk shkaktojnë infeksion. Ky efekt është veçanërisht i rëndësishëm për patogjenin më të zakonshëm të traktit urinar, bakterin e njohur zakonisht si E. coli.
Përveç këtij efekti të rëndësishëm, boronicat kontribuojnë edhe në mbrojtjen e qelizave kundër stresit oksidativ dhe plakjes së parakohshme, përmes veprimit të tyre antioksidues.
Studimet tregojnë gjithashtu se boronicat mund të ndihmojnë në mbajtjen e një balanci të shëndetshëm të mikroflorës, në reduktimin e inflamacionit të lehtë dhe në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular dhe oral.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në parandalimin e infeksioneve urinare.
- Ideal në rastet e infeksioneve të përsëritura.
- Burim antioksidantësh për mirëmbajtjen e shëndetit të mirë.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur, kryesisht për gratë sepse infeskionet e traktit urinar janë më të shpeshta tek ato.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, në mëngjes dhe në darkë.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Përdorni për të paktën 4 javë për të vërejtur efektet përfitues.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Cranberry [Vaccinium macrocarpon] (fruit) (50:1 extract equivalent to 12500 mg of cranberries) |
250 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hypromellose, stearat magnezi, maltodekstrinë.