SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Ginkgo Biloba x 100 Capsules

Suplement ushqimor me bazë bimore, i formuluar për të përmirësuar kujtesën, për të rritur përqendrimin dhe fokusin, si edhe për të përmirësuar qarkullimin e përgjithshëm të gjakut.
In stock
SKU
Adrien18
Special Price 1 760 Lekë Regular Price 1 950 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Ginkgo Biloba është i njohur ndërkombëtarisht për efektet e tij në përmirësimin e kujtesës me kalimin e moshës.

Ky suplement u vjen në ndihmë atyre personave që vuajnë nga humbja e kujtesës, mungesa e përqendrimit ose problemet e qarkullimit të gjakut. Suplementi ka si përbërës kryesor të formulimit të tij bimës Ginkgo Biloba, e cila lehtëson qarkullimin e gjakut në enët më të vogla, si ato që gjenden në tru. Si rezultat, neuronët funksionojnë më mirë, pasi marrin më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese.

  • Ginkgo Biloba:

Ginkgo Biloba është një nga bimët medicinale më të vjetra të njohura, e përdorur gjerësisht në suplementet ushqimore për përfitimet e saj në funksionet njohëse dhe qarkullimin e gjakut. Ekstrakti i standardizuar i gjetheve të Ginkgo Biloba përmban përbërës aktivë si flavonoide dhe terpene laktonë, të cilët kanë veti antioksiduese dhe vazodilatatore. Në suplementin e Adrien Gagnon Ginkgo Biloba, kjo bimë përdoret për të mbështetur përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe mprehtësisë mendore, veçanërisht te personat mbi moshën 40 vjeç dhe te të moshuarit.

Ginkgo Biloba ndihmon në përmirësimin e mikroqarkullimit të gjakut, sidomos në enët e vogla të gjakut, si ato të trurit, duke rritur furnizimin e neuronëve me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Si rezultat, funksionet cerebrale mund të përmirësohen dhe të mbështetet performanca mendore. Falë veprimit të saj antioksidues, Ginkgo Biloba kontribuon gjithashtu në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, një faktor i rëndësishëm në proceset e plakjes së parakohshme.

Përveç përfitimeve në tru, Ginkgo Biloba përdoret edhe për mbështetjen e qarkullimit periferik, duke ndihmuar në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut drejt ekstremiteteve si duart dhe këmbët. Për këtë arsye, ajo rekomandohet shpesh për persona që përjetojnë ndjesi ftohjeje në ekstremitete ose shqetësime të lehta qarkulluese.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përmirëson kujtesën dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit. 
  2. Ndihmon në ruajtjen e mprehtësisë mendore. 
  3. Ndihmon në reduktimin e efekteve që plakja e parakohshme mund të ketë në tru. 
  4. Përmirëson qarkullimin e gjakut drejt trurit dhe ekstremiteteve të trupit (duar, këmbë). 
  5. Lehtëson qarkullimin e gjakut në enët e vogla të gjakut, si ato që gjenden në tru.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, në mëngjes dhe në darkë.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Ginkgo biloba [Ginkgo biloba] (leaf) (50:1 extract equivalent to 4000 mg of crude dried leaves and standardized to 24% ginkgo flavone glycosides and 6% terpene lactones)

80 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, stearat magnezi, maltodekstrinë.

Back to Top