SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Glucosamine & Chondroitin x 120 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur shëndetin e kyçeve, duke ndihmuar në riparimin e kërcit të dëmtuar, lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara dhe ruajtjen e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë së kyçeve.
In stock
SKU
Adrien20
Special Price 2 520 Lekë Regular Price 2 800 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Glucosamine & Chondroitin ka si përbërës kryesorë në formulën e tij një kombinim të glukosaminës dhe të kondroitinës.

Ky kombinim është provuar klinikisht se ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të vazhdueshme të osteoartritit dhe është i përshtatshëm për personat që vuajnë nga osteoartriti i moderuar deri i rëndë ose nga dhimbjet kronike të kyçeve.

Për shkak se prodhimi natyral i glukozaminës sulfat dhe kondroitinës në trup zvogëlohet me moshën, ky suplement ndihmon në kompensimin e humbjes natyrale dhe lejon trupin të ruajë dhe të riparojë kërcin artikular.

  • Glukozamina:

Glukozamina është një amino-sheqer natyral që luan një rol themelor në sintezën dhe mirëmbajtjen e kërcit artikular. Ajo ndihmon në rigjenerimin e indeve lidhëse dhe në ruajtjen e integritetit të kërcit, duke lehtësuar dhimbjet dhe ngurtësinë e kyçeve, veçanërisht tek personat me osteoartrit të lehtë deri të moderuar.

Përveç kësaj, glukozamina ndihmon në përmirësimin e fleksibilitetit dhe lëvizshmërisë së kyçeve, duke mbështetur aktivitetin e përditshëm dhe aftësinë për të kryer ushtrime fizike. Studimet klinike sugjerojnë se suplementimi me glukozaminë mund të ngadalësojë degradimin e kërcit dhe të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të kyçeve me kalimin e moshës.

  • Kondroitina:

Kondroitina është një përbërës natyral i kërcit që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe forcës së tij, duke kontribuar në mbrojtjen kundër degradimit të kërcit artikular. Ajo ndihmon gjithashtu në mbajtjen e nivelit të lëngut sinovial, i cili lubrifikon kyçet dhe redukton fërkimin gjatë lëvizjeve.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara të kyçeve. 
  2. Ndihmon në riparimin dhe ngadalësimin e degradimit të kërcit. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kërcit dhe të kyçeve.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 3 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet për të paktën 4 javë për të vërejtur efektet e dobishme.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

120 Tableta
Përbërësit Vlerat Mesatare për 1 Tabletë

Glucosamine sulfate (Glucosamine sulfate 2KCl, from exoskeleton of shrimp and crab)

500 mg 

Chondroitin sulfate (calf trachea)

400 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si;Dioksid silikoni koloidal, stearat magnezi, celulozë mikrokristalore, natrium krozkarmelozë.

Agjentë mbulues: Ngjyrë karamele, polietilen glikol, polivinil alkohol, riboflavin, talk, dioksid titani.

Back to Top