Adrien Gagnon Glucosamine Sulfate & Collagen Type II x 90 Capsules
Suplementi Adrien Gagnon Glucosamine Sulfate & Collagen Type II kombinon glukozaminën dhe kolagjenin tip II për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga osteoartriti i lehtë ose i moderuar, ose për të ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së dhimbjeve tek personat aktivë fizikisht.
Falë kolagjenit, ky suplement përmban gjithashtu acid hialuronik (HA) dhe kondroitin, dy substanca thelbësore për prodhimin dhe mirëmbajtjen e cilësisë së lëngut sinovial të trupit, një lubrifikant i domosdoshëm për funksionimin e duhur të kyçeve.
- Glukozamina:
Glukozamina është një substance që gjendet në mënyrë të natyrshme në trup, veçanërisht në kërc dhe lëngun sinovial që lubrifikon kyçet. Ajo është një bllok ndërtues për glukozaminoglikanet, komponentë kryesorë të indeve lidhëse dhe kërcit, dhe luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e kërcit dhe ruajtjen e integritetit të kyçeve.
Studimet klinike sugjerojnë që suplementimi me glukozaminë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, veçanërisht tek personat me osteoartrit të lehtë deri të moderuar, dhe mund të ngadalësojë degradimin e kërcit me kalimin e moshës.
Përveç kësaj, glukozamina mund të ndihmojë në mbajtjen e lëvizshmërisë dhe fleksibilitetit të kyçeve, duke përmirësuar performancën fizike dhe aftësinë për aktivitet të përditshëm, veçanërisht tek individët aktivë dhe të moshuarit.
- Kolagjeni Tip II:
Kolagjeni Tip II është një komponent struktural kryesor i kërcit artikular dhe një proteinë esenciale për ruajtjen e forcës dhe elasticitetit të indeve lidhëse. Kur merret si suplement, kolagjeni tip II ndihmon në stimulimin e riparimit të kërcit të dëmtuar dhe në ruajtjen e funksionit normal të kyçeve. Ai vepron gjithashtu në mbështetje të prodhimit të lëngut sinovial, veçanërisht kur kombinohet me substanca si acid hialuronik dhe kondroitin, të cilat janë thelbësore për lubrifikimin dhe ushqyerjen e kyçeve.
Përdorimi i rregullt i kolagjenit tip II mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve, përmirësimin e fleksibilitetit dhe ngadalësimin e efekteve të plakjes së kyçeve, duke ofruar mbështetje të plotë për njerëzit që duan të ruajnë lëvizshmërinë dhe shëndetin e kyçeve në moshë të avancuar ose gjatë aktivitetit fizik të rregullt.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Lehtëson dhimbjet e lehta deri të moderuara të kyçeve të shkaktuara nga osteoartriti.
- Redukton ngurtësinë e kyçeve në mëngjes ose pas aktivitetit fizik.
- Riparon kërcin e dëmtuar dhe e mbron atë nga degradimi.
- Përmban përbërës natyralë që ndihmojnë në lubrifikimin e kyçeve.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet për të paktën 4 javë për të vërejtur efektet e dobishme.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Glucosamine sulfate (Glucosamine sulfate 2KCl, from exoskeleton of shrimp and crab) |
500 mg |
|
BioCell Collagen Type II (from chicken cartilage) (containing type II collagen, chondroitin sulphate and hyaluronic acid) |
200 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë.