Adrien Gagnon Kids Multivitamin Sugar Free x 60 Gummies
Zakonisht është e vështirë që një dietë e fëmijëve të jetë e pasur me të gjitha vitaminat dhe mineralet të cilat ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin optimal të tyre, prandaj marrja e një suplementi vetëm e përforcon zhvillimin e fëmijëve pa shkaktuar efekte anësore të padëshiruara.
Suplementi Adrien Gagnon Kids Multivitamin Sugar Free si formë farmaceutike është në trajtën e karameleve të përtypshme, me formën tërheqëse të ariut dhe me shije të këndshme qershie dhe portokalli, duke e bërë kështu suplementin lehtësisht të pranueshëm nga fëmijët.
Ky suplement mbështet rritjen e fëmijëve, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve, kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
- Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve.
- Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për fëmijë, por duhet të merret në doza të përcaktuara në varësi të moshës së fëmijës.
Udhëzimet e përdorimit jepen si më poshtë:
- Fëmijët e moshës 3 vjeç: Rekomandohet të marrin vetëm 1 karamele të përtypshme në ditë.
- Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 4 deri në 17 vjeç: Rekomandohet të marrin 2 karamele të përtypshme në ditë.
Preferohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Gummy |
|
Vitamin A (palmitate) |
317 mcg REA (1,050 I.U.) |
|
Vitamin B6 (pyridoxine hydrochloride) |
1 mg |
|
Vitamin B12 (cyanocobalamin) |
3 mcg |
|
Pantothenic acid (calcium D-pantothenate) |
2.6 mg |
|
Folic acid (folate) |
130 mcg |
|
Vitamin C (ascorbic acid) |
10 mg |
|
Vitamin D3 (cholecalciferol) |
5 mcg (200 I.U.) |
|
Vitamin E (dl-alpha tocopheryl acetate) |
3.7 mg AT (8.25 I.U.) |
|
Biotin |
30 mcg |
|
Iodine (potassium iodide) |
21 mcg |
|
Zinc (citrate) |
1.35 mg |
|
Choline (bitartrate) |
20 mcg |
|
Inositol |
20 mcg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Acid malik, shurup maltitol, ngjyrë natyrale (karotë e zezë), shije natyrale (qershi, portokall), pektinë, benzoat natriumi, citrat trisodik dihidrat, ujë, ksilitol.