Adrien Gagnon Lutein 10mg x 60 Softgels
Suplementi Adrien Gagnon Lutein mbështet shikimin e shëndetshëm tek personat me degjenerim makular dhe katarakt të cilat zakonisht shfaqen me kalimin e kohes dhe rritjen e moshën.
Ai përmban karotenoide me veti antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e indeve të syrit.
Suplementi Adrien Gagnon Lutein ka si përbërës kryesor të formulës së tij luteinën.
- Luteina:
Luteina është një karotenoid natyral i pranishëm kryesisht në retinë dhe lente të syrit, i njohur për aftësinë e tij të fuqishme antioksiduese.
Në suplementin Adrien Gagnon Lutein 10 mg, luteina ndihmon në mbrojtjen e indeve të syrit nga dëmtimet oksidative të shkaktuara nga radikalet e lira dhe nga ekspozimi ndaj dritës blu, duke kontribuar në ruajtjen e shikimit të qartë dhe të shëndetshëm. Studimet klinike tregojnë se luteina mund të ngadalësojë progresin e sëmundjeve të lidhura me moshën, si degjenerimi makular ( sëmundje që prek makulën, pjesën qendrore të retinës që është përgjegjëse për shikimin e detajuar dhe qartë ) dhe katarakti ( mbështjellja e lenteve të syrit me një shtresë të turbullt që pengon kalimin e dritës drejt retinës ), duke mbështetur pigmentimin e retinës. Pigmenti i retinës, i rritur nga luteina, vepron si një filtrim natyral kundër dritës me gjatësi vale të dëmshme dhe ndihmon në mbajtjen e kontrastit dhe perceptimin e ngjyrave.
Përveç përfitimeve për shëndetin e syrit, luteina ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm oksidativ të trupit dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit oksidativ, i cili lidhet me plakjen dhe sëmundje të ndryshme kronike.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në parandalimin e kataraktit.
- Ndihmon në ngadalësimin e përparimit të degjenerimit makular (shkaku kryesor i verbërisë tek të moshuarit).
- Neutralizon radikalet e lira që mund të dëmtojnë syrin.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit, në mëngjes dhe në darkë.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Aztec Marigold [Tagetes erecta] (flowers) Extract standardized to 20% in lutein |
50 mg |
|
Lutein with Zeaxanthin |
10 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Mjaltë blete, xhelatinë, glicerinë, lecitinë, vaj soje.