Adrien Gagnon Magnesium Extra Strength 250mg x 90 Tablets
Suplementi ka si përbërës kryesor në formulën e tij magnezin në një dozë prej 250 mg.
Burimi i magnezit në këtë suplement është oksidi i magnezit.
- Magnezi:
Magnezi është një mineral thelbësor që luan një rol kyç në funksionimin e trupit.
Suplementi Adrien Gagnon Magnesium Extra Strength ndihmon në mbështetjen e funksionit normal të muskujve, duke përfshirë zemrën, dhe kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve. Ai ndihmon gjithashtu në prodhimin e energjisë në nivel qelizor duke aktivizuar enzima të rëndësishme të përfshira në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave.
Magnezi luan një rol të veçantë edhe në funksionimin e sistemit nervor, duke ndihmuar transmetimin e impulseve nervore dhe balancimin e elektroliteve në trup. Marrja e një sasie të mjaftueshme magnezi mund të ndihmojë në reduktimin e lodhjes, të stresit oksidativ dhe të simptomave të tensionit nervor, duke kontribuar në energji dhe vitalitet të përditshëm.
Suplementimi me këtë dozë të lartë është veçanërisht i dobishëm për ata që nuk arrijnë të marrin magnez të mjaftueshëm nga dieta, për individët me aktivitet fizik të lartë ose për ata që kanë rrezik të mungesës së magnezit për shkak të moshës, stresit apo kushteve mjekësore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të muskujve dhe zemrës.
- Ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve.
- Kontribuon në prodhimin e energjisë në trup.
- Mbështet funksionimin normal të sistemit nervor.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Tabletë |
|
Elemental Magnesium (oxide) |
250 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Celulozë mikrokristalore, natrium kroskarmelozë, stearat magnezi.