SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Melatonin 5mg (Fast Dissolving) x 90 Sublingual Tablets

Suplement ushqimor në formën e tabletave që vendosen nën gjuhë, i formuluar për të ndihmuar të rriturit të bien më shpejt në gjumë, të përmirësojnë cilësinë e tij dhe të rikthejnë ciklin natyror të gjumit, duke vepruar shpejt falë tretjes nën gjuhë.
In stock
SKU
Adrien27
Special Price 1 260 Lekë Regular Price 1 404 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Melatonin (Fast Dissolving) vjen në formën e tabletave sublinguale, të cilat janë tableta që vendosen nën gjuhë për një përthithje më të shpjetë dhe si rrjedhojë japin një veprim të menjëhershëm, shumë herë më të shpejtë se kapsulat apo tabletat.

Suplementi ka si përbërës kryesor të formulës së tij melatoninën në një dozë prej 5 mg dhe ka një aromë natyrale mente dhe lavander.

  • Melatonina:

Melatonina është një hormon natyral i prodhuar nga gjëndra pineale në tru, i cili luan një rol qendror në rregullimin e ciklit natyror të gjumit dhe zgjimit, i njohur edhe si cikli cirkadian.

Në suplementin Adrien Gagnon Melatonin 10 mg Extra-Strength, melatonina ndihmon të rriturit të bien më shpejt në gjumë, të përmirësojnë cilësinë e tij dhe të zgjohen më energjikë, veçanërisht për ata që përjetojnë çrregullime të theksuara ose të gjata të gjumit.

Përveç ndihmës direkte për gjumin, melatonina mund të mbështesë ritmet cirkadiane të trupit në situata të ndryshme, si punë me turne të natës, ndryshime të shpeshta të zonave të kohës (jet lag), ose çrregullime të ritmit të gjumit tek të moshuarit.

Studimet gjithashtu tregojnë se melatonina ka veti antioksiduese, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative dhe në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.

Marrja e melatoninës përmes suplementit siguron një dozë të qëndrueshme, gjë që është veçanërisht e dobishme për individët që nuk arrijnë të rregullojnë gjumin e tyre natyrisht, për personat me çrregullime kronike të gjumit, ose për ata që kërkojnë të përmirësojnë performancën dhe vigjilencën ditore përmes një gjumi cilësor.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e kohës për t’u fjetur (aspekt i cilësisë së gjumit lidhur me fillimin e gjumit) te personat me çrregullim të fazës së vonuar të gjumit. 
  2. Ndihmon në rritjen e kohës totale të gjumit (aspekt i cilësisë së gjumit) te personat që vuajnë nga restriksion i gjumit ose ndryshime në orarin e gjumit. 
  3. Ndihmon në rikthimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit të trupit (aspekt i ritmit cirkadian). 
  4. Suplementi jep një veprim pothuajse të menjëhershëm sepse përthithja e tabletave sublinguale është e shpejtë.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, përpara se të shkoni në shtrat.

Mos e gëlltisni tabletën, por lëreni të shkrihet nën gjuhë.

Mos vozisni ose përdorni makinën për 5 orë pas marrjes së melatoninës.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta që vendosen nën gjuhë ( Tableta sublinguale )
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Tabletë

Melatonin 

5 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; D-mannitol, D-sorbitol, stearat magnezi, niseshte misri, maltitol, aroma natyrale mente dhe lavander, dioksid siliciumi, acid stearik.

Back to Top