SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Melatonin 5mg x 100 Capsules

Suplement ushqimor i formuluar për të ndihmuar të rriturit të rregullojnë ciklin natyror të gjumit, të bien më shpejt në gjumë dhe të përmirësojnë cilësinë e gjumit, veçanërisht për ata që përjetojnë çrregullime të zakonshme të gjumit ose ndryshime të ritmeve ditore.
In stock
SKU
Adrien26
Special Price 1 130 Lekë Regular Price 1 250 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Melatonin vjen në formën e kapsulave me një dozë të moderuar të melatoninës dhe është i përshtatshëm për persona që vuajnë nga probleme të përkohshme ose të përhershme të gjumit.

Suplementi ka si përbërës kryesor të formulës së tij melatoninën në një dozë prej 5 mg.

  • Melatonina:

Melatonina është një hormon natyral i prodhuar nga gjëndra pineale në tru, i cili luan një rol qendror në rregullimin e ciklit natyror të gjumit dhe zgjimit, i njohur edhe si cikli cirkadian.

Në suplementin Adrien Gagnon Melatonin 10 mg Extra-Strength, melatonina ndihmon të rriturit të bien më shpejt në gjumë, të përmirësojnë cilësinë e tij dhe të zgjohen më energjikë, veçanërisht për ata që përjetojnë çrregullime të theksuara ose të gjata të gjumit.

Përveç ndihmës direkte për gjumin, melatonina mund të mbështesë ritmet cirkadiane të trupit në situata të ndryshme, si punë me turne të natës, ndryshime të shpeshta të zonave të kohës (jet lag), ose çrregullime të ritmit të gjumit tek të moshuarit.

Studimet gjithashtu tregojnë se melatonina ka veti antioksiduese, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative dhe në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.

Marrja e melatoninës përmes suplementit siguron një dozë të qëndrueshme, gjë që është veçanërisht e dobishme për individët që nuk arrijnë të rregullojnë gjumin e tyre natyrisht, për personat me çrregullime kronike të gjumit, ose për ata që kërkojnë të përmirësojnë performancën dhe vigjilencën ditore përmes një gjumi cilësor.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon trupin të vendoset në “modalitet gjumi” për të rënë më shpejt në gjumë. 
  2. Ndihmon në zgjatjen e kohës totale të gjumit. 
  3. Kapsulat e japing veprimin e tyre brenda 15 minutave nga momenti i administrimit.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, përpara se të shkoni në shtrat.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos vozisni ose përdorni makinën për 5 orë pas marrjes së melatoninës.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Kapsula
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Melatonin

5 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, stearat magnezi, maltodekstrinë, celulozë mikrokristalore.

Back to Top