Adrien Gagnon Melatonin Extra-Strength 10mg x 90 Capsules
Suplementi Adrien Gagnon Melatonin Extra-Strength është formuluar për personat që vuajnë nga çrregullime të theksuara të gjumit dhe që dëshirojnë të rikthejnë një gjumë cilësor.
Ky suplement ka si përbërës kryesor në formulën e tij melatoninën në një dozë prej 10 mg.
- Melatonina:
Melatonina është një hormon natyral i prodhuar nga gjëndra pineale në tru, i cili luan një rol qendror në rregullimin e ciklit natyror të gjumit dhe zgjimit, i njohur edhe si cikli cirkadian.
Në suplementin Adrien Gagnon Melatonin 10 mg Extra-Strength, melatonina ndihmon të rriturit të bien më shpejt në gjumë, të përmirësojnë cilësinë e tij dhe të zgjohen më energjikë, veçanërisht për ata që përjetojnë çrregullime të theksuara ose të gjata të gjumit.
Përveç ndihmës direkte për gjumin, melatonina mund të mbështesë ritmet cirkadiane të trupit në situata të ndryshme, si punë me turne të natës, ndryshime të shpeshta të zonave të kohës (jet lag), ose çrregullime të ritmit të gjumit tek të moshuarit.
Studimet gjithashtu tregojnë se melatonina ka veti antioksiduese, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative dhe në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.
Marrja e melatoninës përmes suplementit siguron një dozë të qëndrueshme, gjë që është veçanërisht e dobishme për individët që nuk arrijnë të rregullojnë gjumin e tyre natyrisht, për personat me çrregullime kronike të gjumit, ose për ata që kërkojnë të përmirësojnë performancën dhe vigjilencën ditore përmes një gjumi cilësor.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në lehtësimin e procesit të fillimit të gjumit.
- Ndihmon në rikthimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit.
- Ndihmon në zgjatjen e kohës së gjumit dhe në reduktimin e ndërprerjeve gjatë gjumit.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, përpara se të shkoni në shtrat.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet për të paktën 4 javë për të vërejtur efektet e dobishme.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë |
|
Melatonin |
10 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, stearat magnezi, maltodekstrinë, celulozë mikrokristalore.