Adrien Gagnon Melatonin Liquid 3mg, 110 ml
Suplementi vjen në formë të lëngshme dhe me shije të këndshme të frutave të pyllit, që e bën këtë suplement lehtësisht të pranueshëm.
Formula në lëng jo vetëm që ka një veprim më të shpejtë se tabletat dhe kapsulat, por është gjithashtu ideale për personat që nuk preferojnë të gëlltisin kapsula dhe/ose që duan të përshtatin dozimin e tyre në mënyrë të lehtë.
Suplementi ka si përbërës kryesor në formulën e tij melatoninën në një dozë prej 3 mg.
- Melatonina:
Melatonina është një hormon natyral i prodhuar nga gjëndra pineale në tru, i cili luan një rol qendror në rregullimin e ciklit natyror të gjumit dhe zgjimit, i njohur edhe si cikli cirkadian.
Në suplementin Adrien Gagnon Melatonin 10 mg Extra-Strength, melatonina ndihmon të rriturit të bien më shpejt në gjumë, të përmirësojnë cilësinë e tij dhe të zgjohen më energjikë, veçanërisht për ata që përjetojnë çrregullime të theksuara ose të gjata të gjumit.
Përveç ndihmës direkte për gjumin, melatonina mund të mbështesë ritmet cirkadiane të trupit në situata të ndryshme, si punë me turne të natës, ndryshime të shpeshta të zonave të kohës (jet lag), ose çrregullime të ritmit të gjumit tek të moshuarit.
Studimet gjithashtu tregojnë se melatonina ka veti antioksiduese, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet oksidative dhe në mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.
Marrja e melatoninës përmes suplementit siguron një dozë të qëndrueshme, gjë që është veçanërisht e dobishme për individët që nuk arrijnë të rregullojnë gjumin e tyre natyrisht, për personat me çrregullime kronike të gjumit, ose për ata që kërkojnë të përmirësojnë performancën dhe vigjilencën ditore përmes një gjumi cilësor.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në rikthimin e ciklit të gjumit të çrregulltë.
- Vendos trupin në “modalitet gjumi” për të ndihmuar të flini më shpejt.
- Ndihmon në zgjatjen e kohës totale të gjumit.
- I lehtë për dozim.
- Me veprim të shpejtë dhe pa rrezik varësie.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 ml (mililitra) përpara se të shkoni në shtrat.
Mos vozisni ose përdorni makinën për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës | Vlerat Mesatare për një 1 ml |
|
Melatonin |
3 mg |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Fruktozë, acid malik, aromë natyrale të frutave të pyllit, sorbat kaliumi, ujë i purifikuar, benzoat natriumi.