SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Milk Thistle x 60 Capsules

Suplement ushqimor me bazë bimore, i cili vepron si mbrojtës i mëlçisë dhe ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve të tretjes, si dhe proceset natyrale të detoksifikimit të trupit.
In stock
SKU
Adrien28
Special Price 2 520 Lekë Regular Price 2 800 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Milk Thistle është formuluar për të kontribuar në mbrojtjen dhe rigjenerimin e qelizave të mëlçisë dhe për të vepruar në mënyrë efektive, por të butë, për të gjitha çrregullimet hepatike dhe biliare.

Aktiviteti mjekësor i Milk Thistle qëndron te një molekulë e quajtur silymarin, e cila ndihmon qelizat e mëlçisë, hepatocitet, të rezistojnë ndaj komponimeve toksike dhe të rigjenerohen. 

Gjithashtu, rrit nivelin e glutatationit në mëlçi.

  • Milk Thistle:

Milk Thistle është një bimë mjekësore e njohur kryesisht për mbrojtjen dhe rigjenerimin e qelizave të mëlçisë falë përbërësit të saj aktiv, silymarinës. Ky antioksidant i fuqishëm ndihmon mëlçinë të rezistojë ndaj toksinave, duke mbështetur detoksifikimin natyral të trupit dhe duke promovuar rigjenerimin e hepatociteve, qelizave të mëlçisë.

Suplementi Adrien Gagnon Milk Thistle përdor këtë mekanizëm për të përmirësuar funksionet hepatike, lehtësuar ngarkesën në mëlçi dhe për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm të sistemit të traktit të biliareve.

Përveç efektit të saj kryesor në mëlçi, studimet tregojnë se Milk Thistle mund të ofrojë edhe efekte pozitive të tjera si:

  1. Veprim antioksidant: Neutralizon radikalet e lira dhe ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ në të gjithë trupin.
  2. Mbrojtje kardiovaskulare: Mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe përmirësimin e shëndetit të arterieve.
  3. Mbështetje e sistemit imunitar: Silymarina mund të stimulojë përgjigjen imune dhe të ndihmojë trupin në mbrojtjen kundër inflamacionit.
  4. Efekt mbrojtës për lëkurën: Për shkak të veprimit antioksidant, mund të ndihmojë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbron organin e mëlçisë. 
  2. Ndihmon në mbështetjen e funksionit të mëlçisë. 
  3. Përdoret në mjekësinë bimore për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve të tretjes.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë dy herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Rekomandohet që marrja e këtij suplementi të bëhet për të paktën 3 javë për të vërejtur efektet e dobishme.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Milk thistle (10:1 extract) (Silybum marianum) (seed) (equivalent to 2,400 mg of milk thistle)

240 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Hipromelozë, stearat magnezi, maltodextrin.

Back to Top