SUPLEMENTE DHE USHQIME

Adrien Gagnon Omega 3-6-9 x 140 Softgels

Suplement ushqimor i balancuar me acide yndyrore thelbësore dhe i formuluar për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin normal të trurit dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit, duke ofruar një dozë të përshtatshme dhe të lehtë për përdorim të përditshëm.
In stock
SKU
Adrien32
Special Price 3 240 Lekë Regular Price 3 600 Lekë
-10%

Suplementi Adrien Gagnon Omega 3-6-9 është një suplement ushqimor i balancuar që ofron acide yndyrore esenciale Omega-3, Omega-6 dhe Omega-9 nga vajrat e peshkut, farës së lirit dhe borage.

Omega-3 e këtij suplementi përmban EPA (acidi eikosapentaenoik) dhe DHA (acidi dokosaheksaenoik), komponime kyçe që mbështesin shëndetin kardiovaskular, funksionin e trurit dhe sistemin nervor.

Omega-6 dhe Omega-9 ofrojnë yndyra të tjera të rëndësishme që ndihmojnë në balancimin e inflamacionit dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.

Ky kombinim i tre llojeve të yndyrnave esenciale ofron një suplement praktik dhe efektiv për të plotësuar nevojat ditore të trupit për yndyra të shëndetshme, sidomos për personat që nuk konsumojnë mjaftueshëm yndyra esenciale në dietën e përditshme.

  • EPA (Acidi Eikosapentaenoik):

EPA është një acid yndyror esencial i familjes omega-3, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e shëndetit kardiovaskular. Ai kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak dhe ndihmon në funksionimin normal të enëve të gjakut. EPA është gjithashtu i përfshirë në rregullimin e proceseve inflamatore në organizëm, duke ndihmuar në uljen e inflamacionit kronik, i cili lidhet me një sërë gjendjesh shëndetësore. Për shkak të këtyre veçorive, EPA përdoret gjerësisht në suplemente për mbështetjen e zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

  • DHA (Acidi Dokosaheksaenoik):

DHA është një komponent strukturor thelbësor i trurit dhe i retinës së syrit, duke e bërë atë veçanërisht të rëndësishëm për funksionin normal të trurit, shëndetin njohës dhe shikimin. Ai luan një rol kyç në zhvillimin e trurit, sistemit nervor dhe syve te fëmijët, si dhe në ruajtjen e funksioneve mendore gjatë moshës së rritur. Marrja e mjaftueshme e DHA-së lidhet me përmirësimin e përqendrimit dhe mbështetjen e funksioneve kognitive.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin kardiovaskular. 
  2. Mbështet funksionin e trurit dhe shëndetin njohës. 
  3. Ndihmon në balancimin e inflamacionit. 
  4. Siguron yndyra esenciale që mund të mungojnë në dietë.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 5 vjeç.

Të rriturit: Rekomandohet të marrin 1-3 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Fëmijët mbi moshën 5 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

140 Kapsula Xhelatinoze
Përbërës Vlerat Mesatare për 1 Kapsulë

Borage oil [Borago officinalis] (seed)

400 mg

Flax oil [Linum usitatissimum] (seed)

400 mg

Fish oil (anchovy, sardine and/or mackerel flesh)

400 mg

Alpha-linolenic acid (ALA)

217 mg

Eicosapentaenoic acid (EPA)

72 mg

Docosahexaenoic acid (DHA)

48 mg

Linoleic acid

216 mg

Gamma-linolenic acid

86 mg

Oleic acid

165 mg

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë, pa veprim terapeutik por ndihmës të formulimit, të tillë si; Xhelatinë, glicerinë, aromë natyrale mandarine/lime, vitaminë E (d-alfa tokoferol).

Back to Top